Categories Lajme

Socialistët hapin me forcë derën e këshillit të qarkut në Lezhë

Këshilli bashkiak i Lezhës ka përdorur forcën për t’u futur në ambjentet e institucionit, duke thyer derën kryesore. Nga ana tjetër  nënkryetari i qarkut ka akuzuar drejtuesit e rinj se kanë uzurpuar me polici institucionin.

Kryebashkiaku socialist i Lezhës i dalë nga votimet 30 qershorit  e mori postin e ri pa asnjë incident pasi derën e institucioit e gjeti të hapur , pa iu dashur të hyjë forcërisht në këto ambiente, si bënë homologët e tij pak javë më parë.

Mirëpo këtë skemë socialistëve u desh ta përdorin për të marrë zyrën e Këshillit të qarkut.

Agostin Marku: Nuk kemi asnjë njoftim por jemi gjetur para një fakti të kryer.

Nënkryetari i Qarkut, Agostin Marku, ka akuzuar drejtuesit e rinj të zgjedhur pak ditë më parë se kanë uzurpuar me polici institucionin, duke hapur me forcë deren kryesore të institucionit.

Agostin Marku: Në Mirditë nga 3 anëtarë përfaqësues qarku janë zgjedhur tre meshkuj, 100%. Është shkelur ligji pasi duhet të ishin zgjedhur dy femra dhe 1 mashkull.

Sipas Markut mandatet e këshillit të qarkut janë antiligjore dhe për këtë do ti drejtohen Gjykatës Administrative.

Ndërkohë kreu ri i qarkut të Lezhës, Eduard Ndreca, ka nisur zyrtarisht punën mëngjesin e së martës dhe dera kryesore e institucionit është hapur forcërisht në prani të forcave të policisë.

I kontaktuar nga RTV Ora ai ka thënë se i kishte lënë dy ditë afat për të liruar zyrën paraardhësit të tij ndaj është detyruar të veprojë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME