Categories Sport

Sfidojnë ekipin e 13-të më të mirë, Doçi: Me ndihmën e tifozëve ia arrijmë!

Golashënuesja më e mirë e Botës në vitin 2018, Megi Doçi doli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Fortuna Hjorring, e vlefshme për raundin e 1/32-ave të UEFA Champions League. Sipas mesfushores së krahut, grupi është përgatitur mirë dhe së bashku me mbështetjen e tifozëve do të synojnë një rezultat pozitiv nesër.

“Është një ndeshje historike. Gjendja e skuadrës është shumë e mirë. Jemi përgatitur shumë mirë, teknikisht ashtu edhe taktikisht. Kërkojmë të bëjmë më të mirën në fushë. Morali i ekipit është shumë lart. Shpresoj t’ia dalim nesër.”

Për fitore nesër? “Sigurisht që ekipi është i përgatitur shumë mirë dhe pse jo për fitore. Jemi për të konkuruar dhe për të dhënë maksimumin në fushë dhe shpresoj t’ia dalim.”

Sa iu tremb kundërshtari? “Është e vërtetë që është një ndër 13 ekipet më të mira. Ne jemi përgatitur siç e thashë më para. Do të luftojmë maksimalisht për të marrë fitore nesër. Shpresoj që të na mbështesin edhe tifozët pasi do të jetë një tjetër motiv për të arritur te rezultati që duam. Forca më e madhe besoj se është grupi, pasi morali është shumë i mirë. Kemi mbështetjen e njëra-tjetrës dhe kjo besoj se do na bëj shumë mirë.”- u shpreh Doçi.

Dueli i vajtjes mes Vllaznisë dhe Hjorring do të luhet nesër në “Loro Boriçi” me fillim nga ora 18:00.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME