Categories Lifestyle

Sondazhi/ Familjet debatojnë 5 herë në javë për çështje të parëndësishme

Familja është vendi ku çdo njeri prej nesh ndodhet komod.
Prezenca e gjyshërve, prindërve, vëllait dhe motrës të mbush me lumturi. Por, si në çdo grup, edhe në familje ka keqkuptime. Në fakt, një studim argumenton se në familje, mesatarisht debatohet pesë herë në javë. Çështjet kryesore janë për mbajtjen e shtëpisë në rregull dhe ndezjen e ngrohjes.
Në anketë morën pjesë 260 familje, 42 përqind prej të cilëve pohuan se mos marrëveshjet në familje ndodhin për shkak të rregullit në shtëpi, ndjekur nga bërja e detyrave me 27 përqind.

Lënia ndezur e dritave është një tjetër temë diskutimi, pasuar nga mos ulja e kapakut të tualetit në 14 përqind. Hedhja e ushqimit shkaktoi grindje në 20 përqind të familjeve dhe pagimi i faturave në 19 përqind. Bllokimi i dushit është një tjetër çështje përplasjeje, si dhe lënia hapur e çezmave. Familja mesatare harxhon 17 minuta duke debatuar se çfarë të shikojnë në TV dhe 68 përqind e pranojnë se përfundojnë duke ndjekur diçka që nuk duan ta shohin.

Sondazhi i 2,000 të rriturve, i kryer nga “Smart Energy GB”, fushata për të inkurajuar përdorimin e njehsorëve të zgjuar, zbuloi se kontrolli i termostatit është një tjetër çështje madhore. Një e treta duan të ulin shumë temperaturën që në dhomë të ndihet freskia sa më shpejt, ndërsa një e katërta thonë se të tjerët dëshirojnë ngrohjen shumë më herët. Kur u pyetën se çfarë mund të ndihmojë për të zgjidhur mosmarrëveshjet në familje, sugjerimet kryesore ishin duke folur më shumë 29 përqind dhe tërheqja e kryerja e detyrave të veta më 37 përqind.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME