Categories Lajme

Sonila Meço largohet nga Ora News, ja ku do ta shohim së shpejti

Gazetarja e njohur, Sonila Meço ka vendosur të largohet nga televizioni “Ora News”, ku drejtonte emisionin “Tempora”. Lajmin e ka konfirmuar vetë ajo teksa ka lënë të kuptohet se kjo nuk do të thotë që do të shkëputet nga ekrani.

Kështu burime për “IconStyle.al” kanë bërë të ditur se Sonila do të jetë pjesë e një televizioni tjetër dhe do të na shoqërojë nga ekrani i “MCN TV”.

Shkrimi i plotë: “Kur i hyn më së pari gazetarisë, jetës publike dhe medias nuk mendon me gjithsej, por përqendrohesh tek fakti se ke mjetin, vëmendjen dhe aftësinë të ndikosh.

Mandej do duhet të mësosh se t’i mbijetosh këtij profesioni për atë që e ke dashur qysh në krye do të thotë të rezistosh, duke e bërë atë që thua, tregon e pasqyron më të rëndësishme se imuniteti ndaj kritikës, presioni i numrave të audiencës, sulmi i pushteteve të çdo lloji, interesat financiare të momentit të pronarëve, hallet personale dhe grackat e influencës.

Në momentin që kupton këtë je gazetar i lirë, i lirë edhe për të ikur, për t’u rikthyer, për të zgjedhur ku të vijosh të tregosh histori, realitete, të analizosh e kontribuosh pa menduar logon. Sepse sot, në suferinën teknologjike, të gjithë mund të jenë potencialisht gazetarë.

Por në ndryshim nga fillesa, mjeti nuk është më vetëm televizioni, vëmendjen e merr edhe thjesht një vezë mbi tavolinë me 27 milion pëlqime, ndërsa ndikimi ende mbahet, ai është ende i mbrojtur nga raporti i drejtë dhe i vërtetë me publikun e publiken.

Ndaj sot, me gjithë mirënjohjen për bashkëpunimin dhe mbështetjen e pronarit dhe drejtuesve për realizimin e Tempora-s në RTV Ora kam vendosur t’i jap fund prezencës sime në këtë logo televizive, ku kemi kaluar ditë të jashtëzakonshme e sfida të ethshme për të vijuar të bëj atë që kam bërë gjithmonë, gazetarí dhe media.

Duke rezistuar në dëshirën për të bërë një punë të paqme e jo thjesht një punë. Unë mbetem Sonila…siç kam dhënë prova vazhdimisht (edhe pse kam mësuar të jem ok edhe me ata/ato që kanë njohur a kanë dashur të shohin veç njërën anë të historisë në situatat kur shpesh më shumë se rrallë jam ndodhur jo për zgjedhjen time).

Dhe si Sonilë do t’ju drejtohem gjithmonë, pavarësisht logove televizive. Shihemi së shpejti…”, ka shkruar Sonila.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME