Categories Lajme

Vrau Bin Laden, ish marinsi amerikan: Tërheqja nga Afganistani humbja më turpëruese

Ish-marinsi i Marinës amerikane që vrau Osama bin Laden ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Afganistan.

Ai e ka quajtur Joe Biden “një fatkeqësi”, pasi për shkak të vendimit të tij për tërheqjen e trupave nga Afganistani ndodhi dhe përshkallëzimi i krizës duke e klasifikuar si “humbjen më të keqe në historinë e Amerikës”.

Ish-marinsi Robert O’Neill ka hedhur një sërë statusesh në ditët e fundit duke kritikuar administratën e Biden, pasi talebanët morën kontrollin e Afganistanit në prag të largimit të ushtrisë amerikane.

Pra, situata në Afganistan është një katastrofë,” shkruanti ai në rrjetete sociale.

Afganistani ra në duart e talebanëve brenda pak ditësh, në vend të 30-90 ditëve që parashikuan analistët e inteligjencës amerikane, duke zhbërë përfitimet me vlerë prej dy dekadash nga trupat amerikane të stacionuara në vend pas 11 shtatorit 2001.

Luftëtarët ekstremistë bënë përparime të mëdha në të gjithë vendin gjatë fundjavës para se të kapnin kryeqytetin Kabul të dielën, duke bërë që zyrtarët amerikanë të përshpejtonin evakuimin e personelit të ambasadës amerikane, qytetarëve dhe shtetasve afganë jashtë vendit./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME