Categories Lajme

Sonila përballet me gruan dhe vajzën e dashnorit dhe kërkon ADN-në, situata del nga kontrolli: Ta çaj gojë, pu*anë, do të ***

“Je një femër e ulët që shkatërrove një familje”

Seanca e sotme e ndërmjetësimit në rubrikën “Shihemi në gjyq” ka qenë tejet e vështirë, pasi ka përballur një grua me bashkëjetuesen e burrit të saj. Flora, e cila është gruaja e ligjshme e Gëzimit, tregoi se kur mori vesh se burri i saj bashkëjetonte me një grua tjetër, Sonilën, me të cilin ka sjellë në jetë një djalë. Ajo tregoi se vajza e saj ishte vetëm 1 vjeç kur ajo e mori vesh, por nuk u divorcua prej bashkëshortit pasi nuk donte të rriste vajzat pa baba.

Eni Çobani: Flora, ju jeni bashkëshortja legjitime. Kur e keni marrë vesh që burri juaj shkonte me një grua tjetër.

Flora, gruaja e ligjshme e Gëzimit: E kam marrë vesh kur vajza ime e dytë ishte 1 vjeç. E mora vesh, por shpresoja se do të hiqte dorë sepse nuk doja ti rrisja fëmijët e mi pa baba. Nuk u divorcova sepse doja të rrisja fëmijët. Nuk doja që fëmijët të rriteshin e t’më kërkonin mua llogari. Ato e kanë baba, i mirë apo i keq, është babai i tyre. Ai ne na mbante mirë, krijonte ngrohtësi. Më thoshte që më donte, të njëjtën gjë edhe për vajzat. Nëse do kishte qenë ndryshe do ishim divorcuar. I kam rritur me mund fëmijët e mi dhe nuk lejoj të mi ofendojë kjo zonja dhe për këtë do të hap seancë gjyqësore.

Eni Çobani: Moj Sonila do pushosh ti, paske qenë e çuditshme. Moj zonjë ke përballë bashkëshorten dhe vajzën e bashkëjetuesit, më respekt të lutem. Ç’është kjo. Denisa kjo seancë ka nisur të dielën e kaluar dhe sot është seanca e dytë, po burrë i thua këtij Gëzim Ibrahimit ti që nuk del këtu të zgjidhë këtë situatë grash.

Sonila, bashkëjetuesja: Bravo zonja Eni je njësh.

Eni Çobani: Po burrë është ai që lë tre gra këtu të zihen me njëra tjetrën me fjalorin më të ulët. Gëzim Ibrahimi e ka pranuar në telefon që fëmija është i tij dhe që nuk e lejon gruaja dhe vajza të njohë atësinë.

Denisa, vajza e Gëzimit: Mua s’ma ka thënë.

Flora, gruaja e ligjshme e Gëzimit: Ti je një femër e ulët që shkatërrove një familje, je një e ndyrë që shan fëmijët e mi.

Denisa, vajza e Gëzimit: Ti nuk ke vetëm babain tim, por edhe shumë e shumë të tjerë.

Flora, gruaja e ligjshme e Gëzimit: Ti je një fëlliqësirë që more një burrë të martuar dhe ndërhyre në familjen time.

Sonila, bashkëjetuesja: Zonja Eni unë pa babë nuk e lë fëmijën./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME