Categories Lajme

Soreca flet nga Kanina: “5 qershori” kusht për negociatat, të miratohet

Votimi i marrëveshjes së 5 qershorit për reformën elektorale është konsideruar kusht për negociatat e integrimit. Me këtë mesazh të dhënë në Vlorë ambasadori i BE-së Soreca, i ka konsideruar ndryshimet e Kushtetutës si tejkalim i këtij pakti. Duke saktësuar se për këtë duhej të ishin zhvilluar konsultime, ai thekson se për to duhet gjetur mekanizmi gjithëpërfshirës. Në ditën që Tirana ziente nga zhvillimet politike, zëri zyrtar i Bashkimit Europian në Shqipëri, ambasdori Luigi Soreca u ka bërë thirrje që të zbatojnë marrëveshjen e 5 qershorit duke e votuar sa më shpejt në Kuvend.

“BE e ka mirëpritur marrëveshjen e 5 Qershorit. Ka qenë proces gjithëpërfshires. Është thelbësore që kjo marrëveshje të miratohet. Ky është prioriteti kryesor. Ndaj ftojmë parlamentin që ta votojë.” Nga Vlora, Soreca i cili së bashku me ambasadoren e SHBA-së Kim dhe atë britanik Norman, i përsëriti politikës shqiptare se pa eeformën zgjedhore nuk ulen në një tryeze me BE.

“Reforma zgjedhore është kusht kusht kyç për fillimin e negociatave të anëtarësimit, kjo është bërë e qartë edhe në përfundimet e këshillit në mars 2020. Pa ketë kusht, Shqipëria nuk mund të ulet në konferencen e parë ndërqeveritare.” Për ndryshimet kushtetuese që hapin listat dhe ndalojnë koalicionet zgjedhore, Ambasadori tha se nuk janë pjesë e rekomandimeve, ndaj rekomandoi dialog me mekanizmin e marrëveshjes së 5 qershorit.

“Kemi parë që janë bërë disa propozime shtese, të ashtuquajturat ndryshime kushtetuese për sistemin zgjedhor. Këto nuk janë pjesë e rekomandimeve të OSBE ODIHR, pra janë jashtë tyre.  Sipas orientimeve të Venecias e OSBE këto ndryshime për sistemin zgjedhor do të kërkonin që të bëheshin konsultimet e duhura. Ne natyrisht  e njohim rolin e parlamentit për sistemin zgjedhor. Ne inkuratojmë të gjitha palët e përfshira që të vijojnë diskutimin, dialogun me të njëjtën frymë bashkëpunuese dhe të njejtin mekanizëm gjithëpërfshirës për marrëveshjen e 5 qershorit”. Kjo është deklarata e dytë e fortë e dhënë për tensionet politike, ku dhe nënkryetari i CDU-CSU paralajmëroi ndërprerjen e negociatave të integrimit nëse ndërhyhet tej marrëveshjes së 5 qershorit.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME