Categories Bota, Lajme

Sot 15 vite nga cunami dhe tërmeti që vranë 250 mijë njerëz

Më 26 dhjetor 2004 tërmeti në Sumatra me madhësi 9,1 ballë të shkallës Rihter krijoi një cunami që shkaktoi rreth 250 mijë viktima. “Duke vrarë mbi 200 000 njerëz dhe me dëme disa dhjetëra miliarda dollarë, ajo ngjarje stimuloi komunitetin shkencor dhe organet qeveritare të pajisen me mjete monitorimi dhe paralajmërimi për rrezikun e cunamit”, deklaroi kryetari i Institutit Kombëtar italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, Carlo Doglioni.

Tragjedia e orës 07:59 më 26 dhjetor 2004, ishte i treti më i fuqishëm në 60 vitet e fundit, pas tërmetit në Kili në vitet ’60 (magnituda 9,5) dhe tërmetit të Alaskës në 1964 (9,2). Epiqendra ishte në Oqeanin Indian, jashtë ishullit indonezian të Sumatra, ku deti u ngrit, duke gjeneruar valë anormale që udhëtuan për mijëra kilometra duke arritur në brigjet e 14 vendeve në tre kontinente, përfshirë Afrikën.

“Ai tërmet ishte një mësim nga çdo këndvështrim, si shkencor, ashtu edhe ai shoqëror, pasi na mësoi shumë për fenomenin e cunamit, që ishte pjesa më dramatike për numrin e madh të viktimave. Për më tepër, studiuam, si kishte ndodhur në të kaluarën kur rrjeti i sizmometrave ishte më i rrallë dhe të dhënat satelitore mungonin”, thotë ai.

“Një tërmet që u shtri në 1 200 kilometra gjatësi, me një shpejtësi prej rreth dy kilometra në sekondë duke arritur kulmin brenda 10 minutave’’, theksoi Doglioni. Cunami arriti lartësi që në disa vende i tejkaluan 20 metrat.Pas 25 minutash valët arritën në Sumatra, dy orë pas Tajlandës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME