Categories Lajme

Sot 8 Marsi! Dita Ndërkombëtare e Gruas, historia dhe domethënia e ditës së veçantë

Sot është 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas! Kjo ditë fillimisht u shënua në Shtetet e Bashkuara, ndërsa sot protestohet dhe festohet në shumë vende të botës. Qëllimi kryesor i 8 marsit është jo vetëm bashkimi i grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe dhe drejtësi. Në këtë dite reflektohet mbi kurajën dhe veprimet e grave të thjeshta të cilat luajtën një rol të rëndësishëm në historinë e të drejtave të grave.

Si e ka zanafillën kjo ditë?Ajo është praktikisht një kremtim i lëvizjes për të drejtat e grave, fillesat e së cilës disa i gjejnë në vitin 1857, kur punonjëset e fabrikave protestuan në Nju Jork ndaj kushteve çnjerëzore të punës dhe rrogave të ulëta. Situatën e rënduar të tyre e ekspozoi më shumë tragjedia e vitit 1911, kur nga zjarri që ra në fabrikën “Triangle”, humbën jetën 123 gra e vajza. 19 marsin e po atij viti, lëvizja do të shënohej për të parën herë nga mbi një milion vetë në Austri, Danimarkë, Gjermani e Zvicër. Gratë kërkonin të drejtën e votës dhe të mbajtjes së një posti publik.

Themelimi i Ditës Ndërkombëtare të Grave në 1910

Gjërat u bënë zyrtare në 1975 kur Kombet e Bashkuara filluan të festojnë 8 Marsin. Tema e parë e miratuar nga KB ishte “Festimi i së kaluarës, Planifikimi për Ardhmërinë”. Fokusi i këtij viti në “Një botë e barabartë është një botë e mundësuar” dhe kërkon që njerëzit të punojnë së bashku për të krijuar një botë të barabartë gjinore. Dita Ndërkombëtare e Grave është bërë një datë për të festuar se sa larg gratë kanë ardhur në shoqëri, në politikë dhe në ekonomi, ndërsa rrënjët politike të ditës nënkuptojnë greva dhe protesta të organizuara për të rritur ndërgjegjësimin për pabarazinë e vazhdueshme.

Në disa qytete të Shqipërisë, 8 Marsi vite me parë u shënua me protesta e marshime sensibilizuese për të drejtat dhe liritë e grave. Ato marshuan rrugëve me tullumbace shumëngjyrëshe në duar. Në këtë mënyrë festohet edhe në shumë vende të tjera të botës, ku kërkohet e drejta dhe barazia e grave në shoqëri, pra festo duke protestuar!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME