Categories Lajme

Sot do të mbahen zgjedhjet e parakohshme në Preshevë

Në Preshevë sot do të mbahen zgjedhjet e parakohshme lokale. Që prej orës 7:00 të mëngjesit janë hapur dyert e qendrës së votimit numër 3 në objektin e Komunës së Preshevës. Në këtë qendër janë tri njësi votimi. Rreth 42 mijë qytetarë kanë të drejtë vote sot për të votuar për 38 këshilltarët për thirrjen e re të parlamentit lokal.

Shqiptarët e Preshevës në këto zgjedhje të jashtëzakonshme garojnë me gjashtë lista të ndryshme. Serbët janë në koalicion me tetë parti serbe të bashkuara në partinë SNS.

Nga 7 lista zgjedhore, 4 janë parti politike, 2 janë grupe qytetarësh dhe njëra koalicion.

Kujtojmë se Kuvendi Komunal u shpërnda në mes të muajit dhjetor 2020 për arsye se nuk u mbajt asnjë seancë që nga 27 gushti 2020.
Ardita Sinani nga Partisë për Veprim Demokratik, është kandidatja e vetme grua që synon rikthimin në krye të komunës.

Ndërkohë, për të parin e komunës në garë është edhe Shqiprim Arifi nga Alternativa për Ndryshim, Ragmi Mustafa nga radhët e Partisë Demokratike Shqiptare, Naser Azizi nga radhët e Unionit Demokratik Shqiptar, Armend Aliu nga Alternativa Demokratike Shqiptare, si dhe Sami Salihu nga Lëvizja për Reforma

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME