Categories Lajme

Digjet gjatë natës furgoni në oborrin e një banese në Vlorë, dëmtohet edhe një makinë tjetër

Në Vlorë u rikthye fenomeni i djegies së qëllimshme të makinave që gjithmonë është parë si një mesazh kërcënues. Objektiv këtë herë ishte një mjet i transportit të pasagjerëve, ndaj hetimet janë shtrirë tek konkurrenca ose konfliktet.

Fenomeni i djegies së qëllimshme të makinave u rikthye në Vlorë.

Një furgon u dogj në orët e para të mëngjesit të së dielës në një ngjarje që po hetohet si zjarrvënie e qëllimshme.

Mjeti i transportit të pasagjerëve ndodhej i parkuar brenda oborrit të një banese kur iu është vënë zjarri.

Dyshimet e policisë janë se autorët kanë kaluar murin rrethues të shtëpisë dhe e kanë lyer mjetin me benzinë e më pas i vunë flakën.

Për pasojë të flakëve është dëmtuar edhe një tjetër makinë.

Pronari i mjetit rezulton person pa probleme me drejtësinë, ndërsa dyshimet janë zjarrvënia në mjet mund të jetë pasojë e konkurrencës.

Por grupi hetimor i Policisë së Vlorës nuk përjashton as pista të tjera për të cilat po hetohet.

Djegia e qëllimshme e mjeteve gjithmonë është lexuar si një mesazh direkt paralajmërues për pronarët!

Fenomeni është i përhapur masivisht, por në pjesën më të madhe të rasteve zjarrvënieve në makina kanë mbetur pa autorë.

Një automjet tip furgon është djegur gjatë natës në oborrin e një banese në Vlorë si pasojë e një zjarri të rënë rreth orës 03:51.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji” të Vlorës, ndërkohë që si pasojë e flakëve është dëmtuar edhe një automjet tip ”Pegeot”, i parkuar në afërsi të tij, i cili është në pronësi të shtetasit E. Gj., banues në Vlorë.

Vlorë Më datë 28.03.2021, rreth orës 03:51, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, në oborrin e një banese, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet tip fugon, si pasojë e flakëve është dëmtuar pjesërisht dhe një automjet tip ”Pegeot”, i parkuar në afërsi të tij, në pronësi të shtetasit E. Gj., banues në Vlorë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME