Categories Lajme

Sot ju dha lamtumira e fundit “Mjeshtrit të Madh” Jorgo Papingji, Begaj: Tekstet e tij i rezistuan të gjitha kohërave

Sot ju lamtumira e fundit “Mjeshtrit të Madh”, Jorgo Papingji. Në orën 11:00 u zhvilluan  homazhet, në ambientet e Radio Televizionit Shqiptar. Më pas trupi i Papingjit do të përcillet për në banesën e fundit. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dërguar një kurorë me lule në homazhet që po kryhen për Papingjin që u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare.

Presidenti i përcolli ngushëllimet familjes përmes një telegrami ku shkroi ndër të tjera: “Ne që u rritëm me muzikën e veshur aq mjeshtërisht nga vargjet e teksteve të tij, ëndërruam, medituam e reflektuam mbi to, do ta kujtojmë si poetin më të dashur. Tekstet e tij i rezistuan të gjitha kohërave, sepse ai nuk ra në kurthin e eksperimenteve kalimtare, por mbeti poeti besnik ndaj rëndësisë së fjalës”.

Jorgo Papingji, u nda nga jeta ditën e enjte, pasi prej ditësh ishte i shtruar në Sanatorium ku vuante nga një gjendje e rëndë shëndetësore. Ai është ndër emrat më përfaqësues të muzikës së lehtë shqiptare, por edhe asaj popullore. Papingji numëron me mijëra tekste të shkruara, 4000 poezi të mirëfillta, të përkthyer në melodinë e tingujve muzikorë. Emri i tij është një emër i njohur në festivalet e muzikës së lehtë shqiptare, ku ka fituar mjaft çmime, por edhe mjaft i njohur për muzikën për fëmijë. Papingji ka bashkëpunuar me këngëtarë si Luan Zhegu, Anila Bitri, Manjola Nallbani, Ledina Çelo apo Aurela Gaçe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME