Categories Lajme

Sot në orën 11\00 do të shoqërohet për në banesën e fundit Erdinxh Rushitaj, djali nga Vlora

Sot në  orën 11 do të shoqërohet për në banesën e fundit Erdinxh Rushitaj.

Nisja bëhet nga shtëpia e babait të tij në Pusmezin  I shprehim ngushëllimet më të thella familjarëve nga redaksia e Vlora News.

Një 21-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e së hënës në ishullin e Kretës pas një aksidenti tragjik me motor. Mediat në Greqi kanë marrë tashmë detaje nga familjarët e Erdi Rushitajt.

I riu nga Vlora që ndërroi jetë bashkë me një shokun e tij 17-vjeçar pasi motori me të cilin po udhëtonin u përplas me një shtyllë dritash në rrugë. Sipas raportimeve, Erdi e kishte blerë motorin pesë muaj më parë.

Motra e të riut është shprehur: “Nuk dua të besoj se nuk do ta shoh më kurrë vëllain tonë të vogël…Është shumë e vështirë për të gjithë ne.

Mësuam se çfarë kishte ndodhur rreth orës 05.00 të mëngjesit kur disa nga miqtë e tij erdhën këtu për të na informuar. Na kishin fikur celularët dhe ata erdhën këtu. Kjo që ndodhi është tragjike.”

Gjithashtu, motra e të riut ka treguar se kur i vëllai e solli për herë të parë motorin në shtëpi, ajo u shqetësua dhe i mori çelësat. Por ai këmbëngulte, derisa në një moment i gjeti dhe i mori.

“Erdi e kishte blerë motorin pesë muaj më parë. I pëlqente shumë. Kur e solli unë u shqetësova aq shumë sa i mora çelësat…Ne i thoshim vazhdimisht që të ishte i kujdesshëm.

Ai gjithashtu ka një makinë, por motori i pëlqente më shumë. Po thonë që nuk kishte leje drejtimi, po ne e dimë që e kishte.”

Sipas deklaratave të të afërmve, trupi i pajetë i Erdit mund të sillet që të pushojë përgjithmonë në Shqipëri.

“Me siguri do të shkojmë në Shqipëri për funeralin e tij që ta ketë pranë babai. Ne jemi katër fëmijë. Këtu jetonte Edi dhe motra ime. Motra tjetër jeton në Shqipëri me nënën, të cilën e kemi pasur me ilaçe që kur e mori vesh. Ne kemi humbur babain në moshë të re.

Vëllai jonë ishte shumë punëtor. Nga mëngjesi në darkë punonte se i pëlqente jeta e mirë.” Ndërkohë, pritet që të sqarohen rrethanat e plota të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME