Categories Lajme

Ulen ndjeshëm temperaturat, por si do të jetë moti sot

Masat ajrore të qëndrueshme që do të përfshijnë vendin tonë do të diktojnë duke filluar nga ë orët e para të ditës kthjellime dhe kalime të pakta të vranësirave përgjatë shtrirjes Lindore. Por orët e mesditës dhe në vijim parashikohet që të sjellin largim të vranësirave dhe mbizotërim të motit të kthjellët. Parashikohet që edhe nata të mbetet në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 27°C.

Era do të fryjë mesatare në bregdetin e Adriatikut dhe e fortë në jon duke arritur shpejtësinë 50 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke krijuar dallgëzim 5 ballë.

Rajoni dhe Europa
Vendet e Europës Lindore dhe Veriore do të paraqiten në ndikimin e një qendre ciklonare, e cila të ditojë vranësira dhe rrebeshe shiu. Po ashtu pjesërisht Qendra e kontinentit vijon me mot të paqëndrueshëm. Ndërsa kthjellime dhe vranësira të lehta mbizotërojnë Jugperëndimin dhe Juglindjen e Europës.

Kosova
Orët e para të ditës do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, të cilat gjatë mesditës do të zhvillohen duke sjell reshje në sasi të pakta dhe të karakterit lokal. Ndërsa në orët vijuese parashikohet që kushtet e motit të përmirësohen gradualisht.

Maqedonia e Veriut
Pjesa e parë e ditës në republikën e MV do të mbizotërohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike. Por në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të pësojnë zhvillim, duke krijuar mundësi për reshje të pakta në një pjesë të mirë të territorit

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME