Categories Politike

Sot rikthehet Kuvendi/ Cilat janë çështjet kryesore?!

Pasditen e sotme politika do i rikthehet normalitetit, pasi nis sesionin e ri dhe bashkë me të dhe aktiviteti politik. Për shkak të koronavirusit, distancimi social do të jetë pjesë e pandashme e seancave. Ashtu si para pushimeve, deputetët do të shpërndahen edhe nëpër lozha për të reduktuar kontaktet mes tyre. Teknologjia, si forma më e avancuar për të arritur te elektorati, duket se do të përdoret gjatë. Madje, edhe pas pandemisë.

Por, përveç nismave të rëndësishme si përshtatja e Kodit Zgjedhor në përputhje me Kushtetutën, ngritja e KQZ-së së re, fokusi kryesor i ligjvënësve do të jetë tek amnistia fiskale. Kuvendi ka publikuar në faqen zyrtare edhe rendin e ditës që do të miratohet gjatë seancës së sotme plenare, e cila do të nisë në orën 17:00.

Rendi i ditës i seancës plenare është: Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 29.07.2020 dhe 30.07.2020; Njoftimi i çështjeve të depozituara në Kuvend për shqyrtim; Miratimi/Njoftimi i draftprogramit të punës së Kuvendit për periudhën 7 shtator – 16 tetor 2020; Miratimi/Njoftimi i draftkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 7-25 shtator 2020.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME