Categories Lajme

SPAK bastis gjatë natës banesat e 9 zyrtarëve

SPAK ka bastisur gjatë natës banesat e 9 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të dyshuar për abuzime me tenderat e Policisë së Shtetit. Kontrollet me urdhër të SPAK, janë kryer në Tiranë. Disa ish-zyrtarë dhe zyrtarë të ministrisë akuzohen për shpërdorim detyre dhe abuzim me tenderat.

Dyshohet se këto zyrtarë dhe ish-zyrtarë janë përfshirë në tenderin e uniformave të policisë, një tender që ka shkaktuar dëm ekonomik dhe shkelje në barazinë në tendera. Mësohet se operacioni po zhvillohet në Tiranë.

Tenderi është mbajtur gjatë vitit 2020 dhe shumë nga zyrtarët janë anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave(KVO).

Tenderi me vlerë 25 milionë euro u denoncua nga opozita dhe u bë kallëzim në 2020.

9 zyrtarët dhe ish-zyrtarët që janë hetuar nga SPAK në tenderin uniformave të policisë janë: Edlira Naqellari, Kreshnik Bejkaj, Ani Omuri, Klevis Hasani, Anisa Bogdani, Flutura Çekrezi, Fatmir Demneri, Gëzim Mingaj dhe Mariglen Buzali.

Edlira Naqellari 8 ditë më parë u shkarkua nga detyra nga ministri Bledi Çuçi. Ajo ka mbajtur postin e drejtoreshës së blerjeve të përqendruara në Ministri të Brendshme.

Flutura Çekrezi, zyrtare pranë Agjencisë së Blerje të Përqendruara. Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Kreshnik Bejkaj, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME