Categories Sport

Spanja befasohet në shtesë, Italia siguron kualifikimin në Euro 2020

Ditën e sotme,u luajtën të tjera ndeshje mjaft interesante në kualifikueset e Europianit 2020, aty ku Italia me fitoren 2-0 përballë Greqisë ia doli të siguronte matematikisht kualifikimin për në europian. Të kaltrit iu falën dy golave në pjesën e dytë, fillimisht nga Zhorzhinjo me penallti e më pas me Bernadeskin që vuri në kasafortë suksesin. Përballje e fortë rezultoi ndeshja mes Norvegjisë dhe Spanjës. Spanja nuk ia doli të merrte fitoren teksa u befasuan në fundin e takimit nga goli i King nga penalltia në minutën e 94. Iberikët kishin kaluar më parë në avantazh falë realizimit të Saul.

Në fushë zbriti edhe Zvicra, e cila ishte në transfertë përballë Danimarkës. Takimi u mbyll me rezultatin 1-0 për vendasit, ndërsa Zvicra me këtë rezultat vendos në dyshim kualifikimin.

Ndërkohë, Finlanda është mposhtur në transfertë nga Bosnja Hercegovina me rezultatin 4-1. Boshnjakët në këtë formë rihapin shpresat për kualifikim pasi janë vetëm dy pikë larg vendit të dytë që mbahet pikërisht nga Finlanda.

Rezultatet:

Grupi F

20:45 Norvegji – Spanjë 1-1
King 90+4′ (p)/46’ Saul

20:45 Maltë – Suedi 0-4
/11’ Danielson, 58′ Larson pen. , 66′ Aut. Agius, 71′ Larson pen.

Grupi J
20:45 Lihtenshtein – Armeni 1-1
72′ Frik / 19′ Barsegian

20:45 Itali – Greqi 2-0
63′ pen. Zhorzhinjo, 78′ Bernadeski

15:00 Gjeorgji – Irlandë 0-0

18:00 Danimarkë – Zvicër 1-0

18:00 Bosnje Hercegovinë – Finlandë 4-1

18:00 Ishujt Faroe – Rumani 0-3

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME