Categories Sport

Spanja kopjon Italinë, “lumë” golash në Gjibraltar e Bosnje

Janë luajtur një pjesë e mirë e javës së pestë të raundit kualifikues të Euro 2020, ku kanë prodhuar rezultate mjaft interesante. Spanja ka “kopjuar” Italinë, teksa ka regjistruar fitoren e 5-të në grup, duke iu afruar akoma dhe më shumë raundit final të Europianit.

Iberikët mposhtën me rezultatin e ngushtë, 2-1 Rumaninë në transfertë. Sergio Ramos kaloi në avantazh “La Roja”, teksa Alcacer vendosi në kasafortë 3 pikët. Gjithsesi, Rumania reagoi, por goli i Andone shërbeu për statistikë. Pas kësaj fitoreje, të cilën Spanja e mori me 10 lojtarë pas largimit më karton të kuq të Llorente, Spanja mban vendin e parë me 15 pikë, i distancuar me 8 pikë nga Rumania dhe 5 nga Suedia e vendit të dytë.

Fitore tenistike arriti Danimarka, që nuk kurseu Gjibraltarin, duke fituar me shifrat 6-0. Dopieta e Eriksen e Gytkjaer dhe golat e Skov dhe Delaney i mjaftuan danezëve për të marrë 3 pikët. Kjo fitore i ngjit në vendin e  dytë në grupin D me 8 pikë, tre më pak se Irlanda, që barazoi 1-1 në shtëpi ndaj Zvicrës. Rezultat i thellë dhe në Bosnje me vendasit që mposhtën 5-0 Liechtenstein. Gojak ishte heroi i takimit me dopietë, ndërsa golat e tjerë u shënuan nga Duljevic, Dzeko dhe Visca.

Fitore komode dhe për Suedinë, e cila mposhti Ishujt Faraoe me “poker” golash, 4-0. Isak shënoi dopietë ndërsa Lindelof dhe Quaison kompletuan fitoren që në pjesën e parë. Në takimet e tjera, Finlanda mundi 1-0 Greqinë, Norvegjia kaloi pastër 2-0 Maltën, teksa takimi mes Izraelit dhe Maqedonisë së Veriut u mbyll në barazim 1-1.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME