Categories Lajme

Spanja nga e hëna lehtëson edhe disa masa

Në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, të hënën do të lehtësohen disa masa të izolimit, pasi numri i rasteve me koronavirusin e ri po vazhdon të bie, thanë autoritetet shëndetësore. Bareve dhe restoraneve në kryeqytet, do tu lejohet të rihapin terracat. Në kuadër të lehtësimit të masave, do të lejohen edhe tubimet deri në 10 persona.

Të enjten, Spanja konfirmoi 48 raste të vdekjeve nga koronavirusi i ri që e shkakton sëmundjen. Kjo ishte hera e parë, që nga shpërthimi i pandemisë, më 16 mars, që ky vend raporton numër kaq të ulët të vdekjeve. Shifrat kishin arritur kulmin më 2 prill, kur u raportuan 950 të vdekur brenda periudhës 24 orëshe.

Deri më tani në Spanjë janë të regjistruar gjithsej 233,037 raste të infektuarve dhe 27,940 vdekje. Megjithëse numri i të infektuarve dhe vdekjeve po bie, kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, të mërkurën, fitoi mbështetjen e parlamentit për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme edhe për dy javë të tjera, deri më 6 qershor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen rëndë dy të rinj në Fier, Policia shpall në kërkim 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fier, ku kanë mbetur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Ngjarja e rëndë, arrestohet për “ngacmim seksual” kirurgu i spitalit. Kallëzimi i 21 vjeçares

Arrestimi është bërë pas kallëzimit të një vajze 21 vjeçare ndaj mjekut kirurg N.N. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy muaj pas vdekjes, familjarët e Xhuana Nikollajt kërkojnë drejtësi për 25-vjeçaren

Dy muaj pas vdekjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të…

LEXO ME SHUME