Categories Lajme

Spanjë, shkatërrohet një rrjet i frikshëm prostitucioni afrikan, grupet shqiptare mbeten më të forta

Policia Kombëtare e Spanjës arrestoi 15 anëtarë të një rrjeti kriminal trafikimi me bazë në Las Palmas de Gran Canaria, Palma de Mallorka dhe Alicante. Zyrtarët kanë liruar 5 viktima në Palmas dhe Gran Canaria që të gjitha të detyruara të paguanin një shumë prej 35 mijë eurosh si borxh dhe që i ishin nënshtruar edhe riteve voodoo. Ato vuanin nga sëmundje të rënda dhe ishin kërcënuar me jetën e familjeve të tyre në Nigeri nëse do t’i denonconin shfrytëzuesit.

Organizata kriminale kishte anëtarë aktivë në Libi dhe në Nigeri dhe nëpërmjet kanaleve të saj sillte gra nga Nigeria për t’i shfrytëzuar. Ata kryenin rituale të frikshme voodo dhe i mbanin gratë të nënshtruara me frikë dhe u impononin borxhe që në disa raste arrinin deri në 35 mijë euro.

Agjentët zbuluan se disa anëtarë aktivë të rrjetit ishin në Libi dhe Nigeri me qëllim transferimin e viktimave në rrugë të ndryshme përmes kontinentit afrikan. Organizata ishte përgjegjëse për sigurimin e dokumenteve të falsifikuara për gratë ose dokumenta të njërëzve të tjerë, që u uzurponin personalitetit.

Femrat nga Nigeria silleshin me mashtrim për një jetë më të mirë. Gjatë rrugës së kalimit, njeriu kyç që garantonte kalimin paguante paratë e duhura dhe zgjidhte problemet që dilnin gjatë rrugës. Në Libi, femrat rrinin në kampet e pritjes duke pritur transferimin përfundimtar në Spanjë.

Prostitutat ishin në kushte të mjerueshme higjeno-sanitare. Pasi vinin në Spanjë, viktimat kishin dhoma ku prisnin klientët dhe vuanin trajtim poshtërues, kërcënim, abuzim fizik dhe psikologjik, monitorim të vazhdueshëm të fitimeve nga prostitucioni.

Në luftën e tyre kundër trafikimit të qënieve njerëzore, agjentët spanjollë kanë kryer rreth 536 operacione gjatë vitit të fundit dhe kanë arrestuar 1219 persona të lidhur me organizatat kriminale të trafikimit dhe shfrytëzimit seksual kryesisht nga vende si Spanja, Shqipëria, Nigeria dhe Kina.

Në të njëjtën periudhë, Policia Kombëtare Spanjolle ka shpëtuar 290 viktima, kryesisht të kombësisë rumune, nigeriane, kineze dhe domenikane. Policia Kombëtare e Spanjës ka bërë thirrje për bashkëveprim qytetar kundër skllavërisë moderne.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Arrestohet një 33-vjeçar për plagosje

Policia e Tiranës ka ndaluar dy persona të dyshuar për ngjarje të ndryshme kriminale me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur! Ja gjendja e 21-vjeçarit të plagosur

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur!…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë në kantier

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME