Categories Lajme

Tjetër reagim kundër Ramës, “Civil Rights Defender”: Hiq dorë nga frenimi i lirisë së medies

Nisma e marrë nga qeveria lidhur me paisjen me nipt të të gjitha medieve online, ka bërë që të reagojnë edhe organizatat ndërkombëtare.

Pas letrës së përfaqësuesit të OSBE-së, Harlem Desir, drejtuar kryeministrit Rama, ka reaguar edhe organizata ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, “Civil Rights Defender”.

Me anë të një deklarate për shtyp, “Civil Rights Defender”, shprehet se regjistrimi i portaleve të lajmeve në Shqipëri mund të frenojë lirinë e medies, ndërsa u bën thirrje autoriteteve shqiptare që të heqin dorë nga të gjitha masat që e frenojnë atë.

“Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Civil Rights Defenders u bën thirrje autoriteteve shqiptare të heqin dorë nga të gjitha masat që mund të frenojnë lirinë e medias dhe të shprehjes dhe dënon fuqishëm Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Shqipërisë për lëshimin e ultimatumit për 44 portalet e lajmeve, duke kërcënuar mbylljen e tyre, në rast se nuk pajisen me një NIPT.”, – thuhet në deklaratën për shtyp.

DEKLARATË PËR SHTYP

Civil Rights Defenders paralajmëron se regjistrimi i portaleve të lajmeve në Shqipëri mund të frenojë lirinë e medias

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Civil Rights Defenders u bën thirrje autoriteteve shqiptare të heqin dorë nga të gjitha masat që mund të frenojnë lirinë e medias dhe të shprehjes dhe dënon fuqishëm Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Shqipërisë për lëshimin e ultimatumit për 44 portalet e lajmeve, duke kërcënuar mbylljen e tyre, në rast se nuk pajisen me një NIPT.

Vendimi i Kryeministri të vendit Edi Rama, se të gjitha portalet e lajmeve në vend duhet të regjistrohen dhe të kenë një NIPT deri në datën 15 Tetor, thyen rëndë lirinë e shprehjes dhe rrit ndërhyrjet qeveritare mbi numrin e kufizuar të mendiave të lira ende ekzistente.

Edhe pse Qeveria sqaroi, se masat kanë për qëllim të kontrollojnë portalet që postojnë material shpifëse dhe që cënojnë të drejtat e autorit, sjellim në vëmendje se Shqipëria i ka aktualisht të gjitha mekanizmat për t`i lokalizuar dhe për t`i identifikuar publikuesit e lajmeve në internet dhe që ligji mbi shpifjen dhe ai që mbron të drejtën e autorit janë në fuqi dhe parashikojnë sanksione në rast shkeljeje të parashikimeve të bëra prej tyre.

Në një zhvillim shqetësues, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare në Shqipëri publikoi në datën 15 Tetor një listë të 44 portaleve të lajmeve, duke bërë të qartë se në rast se nuk regjistroheshin me një NIPT brenda 72 orëve të ardhshme do të mbylleshin edhe pse të paktën disa nga këto portale i përkasin organizatave të ndryshme jo qeveritare apo kompanive, që janë të regjistruara në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi në vend. Në listën e portaleve të lajmeve që ndodhen nën kërcënimin e mbylljes, përfshihen edhe disa nga portalet e vetme të pavaruara apo investigative në vend, të cilat kanë bërë transparente se kujt i përkasin.

“Në vend të kërcënimeve për mbylljen e portaleve, Qeveria duhet të sigurojë që parashikimet ligjore ekzistuese po zbatohen korrektësisht. Për të rregulluar bazën ligjore të publikimeve online, shteti duhet të përgatisë një draft/ligj për median online në bashkëpunim me të gjithë aktorët e interesuar dhe në mënyrë transparente,” shprehet Vasilika Laci, drejtuese e programit të Civil Rights Defenders në Shqipëri.

Kjo ndërmarrje vjen në kuadër të propozimeve të Kryeministrit të vendit Edi Rama për kriminalizimin e plotë të shpifjes dhe për krijimin nga Qeveria të një departamenti specifik kundër shpifjes, i cili synon të padisë mediat dhe influencuesit kritikë të mediave sociale për çdo shkelje që do të perceptohet si shpifje, në kurriz të taksapaguesve shqiptarë. Në rast se këto propozime do të mund të vihen në praktikë do të kenë efekte të frikshme mbi median e lirë dhe do të rrisin ndjeshëm nivelet e vetë-censurës mes gazetarëve vendas.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME