Categories Lajme

Spiropali, Nuk e kuptoj si flitet pa logjikë, në 4 vitet e ardhshme do ta bëjmë rrogën 850 mijë

Ministrja për Marrëdhënien me parlamentin Elisa Spiropali, e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin Open pati një debat me analistin Agron Gjekmarkaj, duke u shprehur se nuk e kupton si flitet në studio pa bilance dhe pa logjikë. Referimi i Spiropalit ishte me analistët dhe u kërkoi atyre t’ia lënë pasionin politik atyre që janë në terren duke përmendur emrin e Mark Markut. Kjo bëri që të vinte reagimi nga Gjekmarkaj i cili iu kundërpërgjigj me pyetjen: Kaq shumë ju tmerron Mark Marku?!

Teksa vijoi fjalimin e saj me arrogancë, deputetja Spiropali u shpreh se në katërt vitet e ardhshme rroga mesatare do të bëhet 850, një premtim në dukje i parealizueshëm.

Elisa Spiropali: Nuk e kuptoj si flitet në studiot tona pa bilance, shifra dhe analizë logjike. S’e kuptoj këtë pasion politik nga analistët, le tua lëmë atyre që janë në terren si Mark Marku.

Agron Gjekmarkaj: Kaq shumë të tmerron Marku? Elisa Spiropali: Po po shumë. Mandati i 3 është përpjekja historike për të zeruar hendekun që gjetëm dhe asaj që duam.kemi rrugë përpara. këtu u fol me duar në xhepa. Ne konsoliduam ekonominë. Ne lamë borxhet. në 2019 papunësia ishte 11.3 përqind në 2013 ishte 18.3 përqind.

A ka pasur 2020 probleme të rënda për shkak të pandemisë, po patjetër s’më dridhet qerpiku, se u mbyll vendi por u rikuperuan 23 mijë vende nga 33 mijë që u humbën, procesi i rindërtimit nuk është ndalur. Kemi pasur vite të vështira po bilanc të padiskutueshëm, sot Shqipëria nuk ka asnjë krahasim me atë që ishte në të gjitha fushat. Folëm për rrogat, sot rroga minimale është 300 mijë lekë.

Robert Rakipllari: Rroga ishte 220 dhe u bë 260, mos thoni 300…. Elisa Spiropali: Ne premtojmë që në 4 vitet e ardhshme rroga mesatare do jetë 850 mijë. Sot një mjek paguhet 65 përqind më shumë se në 2013 dhe këto janë shifra jo batuta studiosh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME