Categories Lajme

Spitalet e tejmbushura, mjekët: Një grip më i rëndë se Covid-i. Mos përdorni antibiotikë, ja si të kujdeseni!

Për një pjesë të konsiderueshme të popullatës, viti i ri ka nisur me një situatë të rënduar shëndetësore që pakkush mundet ta shpjegojë, nëse bëhet fjalë për virozat e stinës, grip i rënduar apo Covid-19 po rikthehet në formën e tij agresive.

Janë mjekët ata që pasi kanë ndjekur epidemiologjinë e rasteve që kanë tejmbushur qendrat shëndetësore e spitalet, përjashtojnë këtë të fundit. Sipas tyre, kemi të bëjmë me një grip agresiv. Madje, numrat e të shtruarve nga gripi aktualisht figurojnë më të larta se shtrimet si pasojë e Covid-19.

Për mjekët Eurgena Tomini dhe Ilir Alimehmeti nuk ka vend për alarm lidhur me situatën e Covid aktualisht në Kinë. Në një bisedë në studion e “News 24” ata deklaruan se në këto momente predominon gripi sesa Covidi. “Kjo situatë ishte e pritshme për shkak të masave që Kina zbatoi. Që në krye të herës përdori metodologjinë e izolimit masiv të popullatës. Ndërkohë që në pikun e dimrit kur kemi fluks dhe infeksioneve të tjera inflamatore, Kina hapi kufijtë.

Duhet të theksohet se nuk ka vend për panik, për fatin e kalimit të sëmundjes në Europë dhe rajon, por dhe imunizimin e situatës. Aktualisht, qoftë në Europë apo Shqipëri, kemi incidencë të ulët të Covid-19.

Kemi bashkëqarkullim të BA4, BA5, kundrejt infeksioneve respiratore, gjë që nuk u vërejt në dy vitet e pandemisë”, thotë Tomini teksa shton se gjithsesi nuk duhet ulur vigjilenca ndaj Covid-19.

Po ashtu, Alimehmeti përjashton kategorikisht situatën e rënduar të ketë lidhje me atë në Kinë apo gjetkë. Sidoqoftë, antibiotiku nuk është zgjidhja në këtë rast, sipas tij. “Nuk ka një valë goditëse, edhe sepse nënvarianti Omicron, ka një vit e dy muaj që nuk del një variant tjetër. Nuk riskohemi ne nga situata në Kinë.

Sa i takon situatës me gripin, është një situatë e ngritur. Ishte krejtësisht e parashikueshme që do vinte një grip i tillë. Te ne vaksina e gripit vjen relativisht vonë dhe sasitë nuk janë shumë të mëdha, ky është problem. Ndërkohë nuk duhet në mënyrë absolute të përdoret antibiotik”.

Sipas mjekëve, aktualisht mbizotëron qarkullimi i gripit të llojit AH1 dhe AH3. Dhe ajo që ka rëndësi është se rastet me grip predominojnë kundrejt atyre me covid-19. Simptomat e gripit janë rrufë, kollë, temperaturë për disa ditë dhe kërkojnë asistencë të mjekut sepse qytetarët nuk mund të vetëshërohen. Sipas bluzave të bardha duhen evituar antibiotikët dhe duhen përdorur antipiretikët, lëngje, pushim dhe ushqim i shëndetshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME