Stiliste Kozeta Lico Halili, më e mira në Vlorë dhe një nga më të mirat në Shqipëri, ka marrë titullin “Mjeshtër” nga dhoma Kombëtare e Zejtarisë në fushën e Stilimit. Stilistja me profesionalizmin dhe përkushtimin e saj dhe një eksperiencë shumë vjecare, ka krijuar gjithmonë veshje të një veçantie unike si dhe ka sjellë kostumet popullore të krijuara në mënyrën më origjinale. I urojmë suksese krenarisë Vlonjate e cila vazhdimisht ka ngritur emrin e Vlorës në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.


