Categories Lajme

Stop punës në të zezë/ 2 mijë inspektime, Denaj: Do zbatojmë ligjin 100%

Lufta ndaj informalitetit ka vijuar me bllokimin e një kantieri ndërtimi, punonjësit e të cilit janë gjetur të pasiguruar.

“Një aspekt themelor i luftës kundër Informalitetit është lufta kundër punës në të zezë dhe pagesave të pjesshme në të zezë”, tha sot kryeministri Edi Rama.

Ministrja e Financës dhe Ekonomisë, Anila Denaj, në përfundim të inspektimit ku u bllokua kantieri i ndërtimit ka bërë të ditur se qeveria shqiptare është e fokusuar në zbatimin e ligjit në punë, ku të gjithë punëmarrësit duhet të trajtohen sipas detyrimeve ligjore.

“Kemi pasur një fokus të veçantë në luftën kundër informalitetit dhe ky fokus po trajtohet dhe nga Inspektorati Shtetëror i Punës. Kontrollet janë të fokusuara në dy pika, atë që ndihmon për të eliminuar aksidentet në punë, duke inspektuar kantieret e ndërtimit. Por dhe duke i ardhur në ndihmë të gjithë punëmarrësve të të cilët meritojnë të trajtohen sipas ligjit me rrogën e plotë kundrejt të gjitha detyrimeve ligjore”.

“Në dy muajt e fundit Inspektimet janë kryer në shumë sektorë, por kryesisht janë fokusuar në hoteleri turizëm, ku janë konstatuar 40% e shkeljeve, në më shumë se sa 2000 subjekte të inspektuara. 30% e punonjësve janë gjetur të paregjistruar, pra në informalitet të plotë. Ne po e konstatojmë çdo ditë, duam të respektojmë 100% ligjin. Kujtoj se gjobat në kësisoj rastesh janë nga 0 deri në 50-fish e rrogës bazë. Nuk është synimi ynë gjoba, por sensibilizimi”, tha Denaj

Arben Seferi, kreu Inspektoratit Shtetëror të Punës ka bërë të ditur detaje mbi bllokimin kantierit të ndërtimit në Tiranë. “Sa kemi mbaruar një proces inspektimi ku kemi verifikuar shmangien e sigurimit në punë, dhe morëm masën e bllokimit të punës deri sa subjekti të  normalizojë procesin e punës. Në fokusin tonë është dhe informaliteti gri, apo siguria në punë”, tha Seferi

“Në ndihmë të këtij procesi na ka ardhur dhe aplikacioni “Stop Informalitetit”, ku janë të regjistruar 12,826 qytetarë dhe janë regjistruar mbi 2000 denoncime. Jo më larg se dje kemi marrë njoftim se një punonjëse nuk ishte e siguruar plotësisht dhe pas inspektimit kuptuam se në atë sipërmarrje nuk zbatohej ligji. Cilësia e inspektimit nuk është e duhur, pasi kur shkohet me grupin e dytë të inspektimit kemi rezultat tjetër. Ne duhet të kemi një qasje. Nuk mund ta luftojmë anti-informalitetin vetëm në terren, por duhet kuptuar dhe çështja e brendshme, pasi ose ka probleme institucionale ose probleme integriteti. Duhet të jemi transparent me publikun”, nënvizoi Denaj

Aplikacioni “Stop Informalitetit”,. mundëson të mos heshtësh përballë abuzimit, gjendet në App Store https://apps.apple.com/…/a…/stop-informalitetit/id1476196781 ose në Play Store https://play.google.com/store/apps/details…Denoncimi është i fshehtë dhe konfidencialiteti i të dhënave të tua 100% i garantuar

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kinë, kopshti zoologjik kritika pasi u zbulua se lyente qentë për t’i bërë të dukeshin si arinj panda

KINE Një kopsht zoologjik në Kinë po përballet me një sërë reagimesh pasi u zbulua…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbi 2 milionë euro, mijëra dollarë dhe paund të padeklaruara në kufi u sekuestruan në 2023 në Shqipëri

Rastet e mosdeklarimit të vlerave monetare u dyfishuan në vitin 2023 dhe po kështu edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hoqi nga vendi i aksidentit makinën e vajzës dhe fshehu provat, arrestohet inspektori i policisë në Gjirokastër

Një inspektor policie është vënë nën arrest shtëpiak me urdhër të prokurorisë së Gjirokastrës. Th.M…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthimi me dy viktima në Lushnjë/ Deputeti Bujar Çela i punësoi vetë njerëzit, zbardhen rrëfimet e familjarëve

Dy muaj nga tragjedia në biznesin e  deputetit socialist Bujar Çela, ku humbën jetën Roland…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fundi i botes\ Nipi e goditi me thikë dajën pasi refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Fushë Kosovë dhe po cilësohet si “Vrasje…

LEXO ME SHUME