Categories Sport

Strakosha largohet nga Lazio, portierin e josh Premier League

Në Angli nuk kanë më asnjë dyshim, Thomas Strakosha do të transferohet tek Newcastle. Portieri kuqezi, në skadencë të kontratës në fund të sezonit, do të jetë goditja e parë e klubit anglez, për këtë del garant Times. Strakosha do transferohet në Premier League në fund të sezonit, me Lazio që është dorëzuar, duke humbur në këtë mënyrë portierin me parametra zero. I

gli Tare është i detyruar tashmë të gjejë një tjetër portier të ri gjatë merkatos se verës, por në këtë periudhë do të përpiqet të bind Strakoshën të rinovojë për të mos e humbur falas një portier që u rrit dhe u bë i famshëm në kryeqytet.

Në këtë pikë, Tare nuk është komod në negociata pasi tashmë gjithçka varet nga Strakosha, i cili sipas Times është bindur nga oferta dhe nga projekti i ri i Newcastle. Portieri shqiptar kaloi një periudhë të vështirë ku mes COVID-19 dhe një dëmtimi në gju humbi vendin e titullarit tek Lazio. Së fundmi, Strakosha po fiton gjithnjë e më shumë minuta, ku po aktivizohet tek Lazio por dhe tek Kombëtarja kuqezi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME