Categories Showbiz

Stresi reagon ashpër ndaj festivalit të këngës: Bindjet politike më penalizuan

Kur u publikuan emrat e finalisteve të “Festivalit të Këngës”, ku Stresi dhe Eli Fara nuk u kualifikuan në finale, Stresi shkroi në Instagram. Reperi falenderoi përzemërsisht publikun që e mbështeti, uroi finalistët dhe theksoi se ishte një privilegj që punoi me Vera Grabockën. Mirëpo së fundmi, reperi ka folur me tone të ashpra kundër Festivalit.

Në një deklaratë tashmë të fshirë, por të ruajtur nga Iconstyle.al, Stresi shprehet se mospjesëmarrja e tij në finale lidhet me bindjet politike.“Vetëm television shqiptar nuk jeni. Keni kompozitor të huaj në festivalin tonë kombëtar? Si mund të shkojë në Eurovizion një kompozitor i huaj dhe të përfaqësojë Shqipërinë?”

Ndonëse nuk përmend emra, kuptohet qartazi se reperi e ka fjalën për Darko Dimitrov, kompozitori nga Maqedonia e Veriut, i cili ka realizuar këngën “Shaj” të Arilena Arës dhe “Eja merre” të Era Rusit. Në vijim të deklaratës, reperi, përkrahës i Partisë Demokratike, thotë se është përjashtuar sepse “bindja e tij politike nuk bashkohet me bindjen e Televizionit Shqiptar”.

Në një tjetër video të postuar në Instagram, Stresi shkruan: “Mendoni sa shumë të rinj të Shqipërisë do i këndojnë sonte përmendësh këngët e natës finale. Do thoja këngën e Elvana Gjatës, sepse e meriton. Ka sjellë një super super super hit në këtë Festival, por shumicën e këngëve s’do i mbaj mend njeri jo. Oh, no.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME