Categories Lajme

Studentët depozitojnë kërkesat në MASR: Përgjysmoni tarifat, rimbursoni kostot

Qindra të rinj nga Tirana dhe rrethet kanë dalë me maska mbrojtëse dhe pankarta të protestojnë përpara Ministrisë së Arsimit, Kryeministria dhe Ministria e Shëndetësisë, tek të cilët kanë depozituar disa kërkesa pas shtyrjes së zhvillimit të mësimit në auditorë për shkak të epidemisë. Studentët duke protestuar sot kanë kërkuar përgjysmimin e tarifave të shkollimit, meqë mësimi ka kaluar online. Po ashtu ata kërkojnë një paketë sociale për qiratë, internetin, librat dhe kostot e jetesës. Studentët pretendojnë se që prej karantinës së parë të muajit mars, kanë qenë një nga shtresat më të dëmtuara të shoqërisë dhe se qeveria nuk ka menduar asnjë çast për ta.

Kërkesat e depozituara të studentëve në Ministrinë e Arsimit: Paketa e telefonive falas, pajisjet teknologjike që mundësojnë mësimin online, rimbursim të tarifave dhe qirave tashmë të paguara. Mësimi i alternuar ndërmjet online dhe auditorë, leksionet online ndërsa seminaret në auditorë Rimbursim i pagesës së konvikteve dhe qirave

Pagesat e internetit falas dhe të dedikuara për studentët Mundësimi i pajisjeve teknologjike të nevojshme për studentët që nuk kanë akses online. Këtyre kërkesave iu janë bashkuar disa fakultete në Tiranë siç janë: -Fakulteti i Shkencave Sociale -Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës] -Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit -Fakulteti i Historisë- Filologjisë -Fakulteti i Drejtësisë -Fakulteti Ekonomik

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME