Categories Lajme

Studentët e Tetovës dhurojnë 6 mijë euro në mbështetje të Shqipërisë

Një delegacion i Parlamentit Studentor të Universitetit të Tetovës, më 28 nëntor e vizituan Durrësin dhe Thumanën, që u goditën nga tërmeti i 26 nëntorit, i cili shkaktoi viktima në njerëz dhe dëme materiale. Studentët me këtë rast u solidarizuan me të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi natyrore dhe dhuruan donacionet e grumbulluara te Shtabi i Emergjencës Civile në Durrës të Republikës së Shqipërisë, si veshmbathje, mjete higjienike, pako me ushqime, batanije e tjera.

Ndërkaq mjetet financiare në vlerë prej rreth 6 mijë euro, Parlamenti Studentor i UT-së ditëve në vijim do t’i dërgojë përmes adresës unike shtetërore që tani më është krijuar nga Qeveria shqiptare për adresimin e çdo kontributi përmes https://e-albania.al/dhuro

Nga Paramenti Studentor i Universitetit të Tetovës shprehin falënderimet e tyre për çdo student, profesor dhe për qytetarët shqiptarë, të cilët e kanë mbështetur aksionin e studentëve, duke u solidarizuar bashkë me ata për t’u dalë në ndihmë vëllezërve tanë në Republikën e Shqipërisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME