Categories Lajme

Studentët/ Ministri Lleshaj flet për ngujimin, nuk pengojmë askënd

13 janari shënon përvjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit. Këtë vit policia shqiptare bën plot 106 vjet.

Përgjatë 106 viteve Policia ka ndryshuar formën dhe përmbajtjen e saj duke iu nënshtruar kërkesave të kohës dhe komunitetit hap pas hapi.
Kështu e ka përkufzuar kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, rrugëtimin e Policisë ndër vite, gjatë ceremonisë të organizuar për këtë rast.

Sipas të njëjtit, Filozofia e institucionit nga dikur e hekurt, e standardizuar  dhe e detyrueshme sot është fleksible tolerante, e hapur dhe e angazhuar për të përvetësuar idetë dhe teknologjitë e reja.

“Detyra dhe thelbi i saj mbetet i njëjtë pavarësisht kohës apo dimensioneve sociale, ne jemi pararojë e mbrojtjes së ligjit.
Është pikërisht zbatimi i ligji kryefjala e betimit të secilit prej nesh. Sigurisht që çdo periudhë ka pasur karakteristikat e veta në të cilat janë vënë re të metat e përparësitë e institucionit dhe metodave të përdorura duke u krijuar një traditë”, ka thënë Veliu.
Në memorien e Historisë së Policisë Shqiptare janë fiksuar mjaft punonjës policie, të cilët janë bërë simbol sakrifice e vetmohimi në kryerjen e detyrës. Me aktet e tyre të trimërisë, Policia ka të skalitur edhe disa emra heronjsh e dëshmorësh që sot prehen të qetë në Altarin e Trimërisë:

Ata janë oficerët: Kolonelë Arben Zylyftar, n/kolonel Ylvi Bengasi,Artan Cuku si dhe  policët: Arben Ujka, Mehdi Vatoci, Arshi Bregasi, Veledin Pashaj, Bujar Hamitaj e të tjerë.

Sfidat e Policisë ndër vite

Që nga viti 1920, kur është miratuar organika e re e policisë së përgjithshme, e deri më sot, Policia e Shtetit ka kaluar në shumë sfida.

Përgjatë periudhës 1925-1938, në Polici u futën elemente moderne perëndimore në fushën e strukturave dhe legjislacionit.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore strukturat e policisë dhe xhandarmërisë ne pjesën me të madhe u asimiluan dhe u profilizuan sipas interesave të shteteve pushtuese. Gjatë dy pushtimeve, policia u integrua në strukturat ushtarake me emërtimin Trupa e Armatosur e Policisë.

Duke filluar nga viti 1991, pas futjes së Shqipërisë në rrugën e proceseve demokratike, kanë ndodhur disa ndryshime të rëndesishme në fushën e organizimit dhe ristrukturimit të Policisë Shqiptare.

Në vitin 1991, me krijimin e Ministrisë së Rendit Publik, policisë iu dha statusi i një institucioni më vete, ndryshe nga ç’ ishte më parë.

Gjëte vitit 1992-96, në bazë të programit qeveritar, por pa hartuar strategji konkerte, u zhvillua reforma në polici. Ky proces përfshiu fushën e ristrukturimit te policisë në të gjitha nivelet, rinovimin e personelit te policise, zgjerimin e kuadrit ligjor dhe hapjen e saj me institucionet homologe të botës e organizatat ndërkombëtare.

Në vitin 1977, policia mori një goditje, për shkak të trazirave, për shkak të standarteve të ulëta të rekrutimit të personelit etj.

Reforma në Policinë e Shtetit e inicuar nga Vendimi i Qeverisë nr.384, date 28.7.1999, përbën një moment shumë të rëndësishëm për të ardhmen e policisë. Dokumenti bazë i hartuar në vitin 1999-2000 quhet Strategjia e Reformës në Polici.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME