Categories Lajme

Studentet rrëfejnë orët e ngujimit në fakultet dhe sherrin me efektivët privat

Gazetarja e Fax News raportoi nga Fakulteti Juridik, Universiteti i Tiranës përmes një lidhjeje të drejtëpërdrejtë me dy prej studentëve që kanë kaluar natën në ambjentet e këtij fakulteti e ku sipas tyre, herë pas here janë përballur me përplasje fizike me disa efektiv privat të security.

“Gjatë orëve të natës kemi patur përplasje me disa efektiv të security. Në momentet që ata tentonin të hiqnin karriget, besoj se jo me qëllim na kanë dëmtuar edhe fizikisht. Kemi dërguar imazhet filmike në organet përkatëse. Ajo që na shqetëson më tepër është se nga kush e mori urdhërin security sepse policia nuk ka ndërhyrë farë pavarësisht se ka qenë prezente gjatë gjithë kohës,” – u shpreh njëra prej studenteve.

Studentja tregoi se nga momenti i përplasjes me rojet private gjatë kohës që po hiqnin karriget dhe tavolinat ndërkohë që studentët kundërshtonin, ajo nga përplasja ishte goditur në këmbë për pasojë ka marrë edhe fraktura të lehta.

Studentja tjetër u shpreh se në një grup përmes të cilit komunikojnë në Whatsapp iu ka mbërritur një mesazh me të cilin njoftohen se është planifikuar një takim me disa anëtarë të qeverisë.

“Në një grup në Whatsapp me të cilin studentët komunikojnë me njëri-tjetrin na ka mbërritur një mesazh ku njoftohen studentët se është planifikuar një takim me disa anëtarë të qeverisë, por ne do ta diskutojmë këtë që të arrijmë në mbajtjen e një qëndrimi nëse do të marrim pjesë në këtë takim apo jo. Ky ndoshta është një takim për të thyer bojkotin dhe për të bërë një tjetër monolog me kryeministrin për të cilin unë personalisht nuk jam dakort. Por mbetet për tu parë si do të ecet në vijim,” – u shpreh studentja tjetër e cila edhe ajo ka kaluar natën brenda Fakultetit të Juridikut.

Ajo shtoi gjithashtu: “Brenda janë rreth 150 studentë, erdhën në mëngjes shumë të tjerë por policia nuk i lejoij të hynin brenda. Kemi vendosur të qëndrojmë të gjithë së bashku për të dhënë mesazhin tonë se nuk tërhiqemi deri në fund”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME