Categories Covid-19

Studimi italian: Covidi ka qenë i pranishëm në Milano që vitin e kaluar, 17.4 % e tamponëve rezultojnë pozitiv

Janë 33.979 personat që rezultojnë pozitivë me COVID-19 në Itali, në 24 orët e fundit. Ky ishte bilanci i pandemisë sipas autoriteteve italiane, si gjithmonë në rënie gjatë fundjavës, ku nuk funksionojnë të gjithë laboratorët e analizave. Ndërkohë, janë 546 viktimat, që bëjnë të tejkalohet shifra e 45 mijë viktimave në atë vend, nga fillimi i përhapjes së koronavirusit.

Janë 3422 tashmë vendet në terapi intensive, një shifër shqetësuese që ka shtrënguar qeverinë italiane të cilësojë disa rajone në veri por edhe në jug të vendit, si Lombardia, Piemonte, Kampanja dhe Kalabria,  si zona “të kuqe”, ku praktikisht kemi të bëjmë me një mbyllje pothuajse totale të aktiviteteve dhe ku lëvizja është tejet e kufizuar edhe brenda secilës bashki.

Në rritje edhe raporti i testimeve, ku 17.4% i tyre rezulton tashmë pozitiv, ndërkohë që të shëruarit janë më shumë se 9 mijë,  por në tkurrje nga 12 mijë që u regjistruan ditën e kaluar.

Ndërkohë, një studim i Institutit për Tumorët i Milanos dhe universitetit të Sienës ka treguar se rreth 11% i pacientëve që kishin bërë testimin për verifikimin e tumorit në periudhën shtator 2019-mars 2020, kanë rezultuar me antikorpe ndaj SARS-COV-2 si asimptomatik.

Edhe duke marrësi të vërtetë faktin që antikorpe të tilla mund të krijohen edhe pas kalimit të virusit të gripit të zakonshëm, gjithsesi sipas autorëve të studimit  ky mbetet një tregues se virusi pandemik qarkullonte në formë më të lehtë edhe në atë periudhë, kur bota ende nuk e njihte.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME