Categories Kuriozitete, Lifestyle

Studimi/ Ja rrjeti social që shkakton dëmin më të madh te shëndeti mendor, parehati dhe siklet

Një numër i madh ekspertësh të shëndetit mendor rakordojnë në tezën se Instagrami shkakton në përdoruesit e tij ndjesi sikleti dhe parehatie.

Instagrami duket një vend miqësor, një platformë fotografish, ku postimet me suksesin më të madh arrihen falë pozitivitetit që përçojnë, e ku të gjithë dukemi të gëzuar dhe pa stres.

Një festë kolektive, ku merr pjesë edhe një numër i lartë profilesh dedikuar qenve dhe maceve, pak a shumë të famshëm.

Çfarë mund të shkojë keq vallë në botën e lumtur të Instagramit?

E megjithatë, kur në vitin 2017 revista prestigjioze “Royal Society for Public Health” drejtoi një sondazh mbi përdorimin e rrjeteve sociale nga të rinjtë, u zbulua që pikërisht platforma dedikuar fotografisë ishte ajo, që më shumë sesa të tjerat përkeqësonte cilësinë e jetës së përdoruesve të saj.

Kundër çdo parashikimi, Instagrami është vendosur në vend të fundit, duke marrë pikë veçanërisht negative për sa i përket perceptimit për vetveten, cilësisë së gjumit, e sindromës së re “FOMO” (frikës ndaj humbjes së diçkaje me rëndësi, si arsyeja kryesore e shpërdorimit pa kufij të kohës në rrjetet sociale).

Një numër i madh ekspertësh të shëndetit mendor rakordojnë në tezën se Instagrami shkakton në përdoruesit e tij ndjesi sikleti dhe parehatie, pikërisht prej “pozitivitetit” ekstrem që rrezaton.

Nga një këndvështrim i caktuar, të qëndrosh në Instagram është si të shohësh televizion pa arritur të dallosh publicitetin; me ekspozime familjesh perfekte, burra dhe gra suksesi, udhëtime përrallore shumë larg realitetit të perditshëm, etj..

Gjithsesi, të gjithë kontribuojmë në ruajtjen e parehatisë që shpërndan Instagrami, duke publikuar aspektet më pozitive dhe më të fotografueshme të jetës sonë. Në këtë mënyrë, Instagrami transformohet në një konkurs hiperambicioz, me popullaritet të gjerë, të matshëm me precizion ekstrem, përmes treguesve si numri i ndjekësve ose pëlqimet e marra.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Shkurt 2026

Dashi Nëse keni pëlqim për dikë, mos hiqni dorë! Duhet të organizoni më mirë angazhimet…

LEXO ME SHUME