Categories Lajme

Studimi/ Pacientët që futen në ventilator, vetëm 34% shanse për të jetuar

Një studim i ri tregon se pacientët me koronavirus që futen në ventilator kanë 34% mundësi për të jetuar. Shifrat vijnë nga Qendra Kombëtare e Auditimit dhe Kërkimit e Kujdesit Intensiv (ICNARC) dhe bazohen në mostrat e 6.720 pacientëve me koronavirus, gjendja shëndetësore e të cilëve është kritike. Nga pacientët që ishin në ventilator, rreth 2/3 nuk arritën të fitonin luftën me sëmundjen. Të dhënat treguan se 1,744 (65.4 përqind) që ishin në kujdes intensiv ndërruan jetë, ndërsa rreth 923 (34.6 përqind) arritën të shërohen.

Për ata që kërkonin mbështetje themelore të frymëmarrjes, siç është oksigjeni përmes maskës së fytyrës, 94 pacientë (81.9 përqind) arritën të shërohen dhe rreth 198 (18.1 përqind) vdiqën. Studimi sugjeron se procedura nuk ofron një trajtim të shpëtimit të jetës, dhe madje mund të dëmtojë pacientët, raporton noa.al duke cituar Daily Mail.

Disa mjekë kanë shprehur shqetësime se ventilatorët shkaktojnë inflamacionin e mushkërive dhe kanë paralajmëruar që të mos bëhet përdorimi i tyre i parakohshëm në kujdesin intensiv.

Scott Weingart, një mjek i kujdesit intensiv në Nju Jork, tha se pacientët me koronavirus përkeqësohen si rezultat i drejtpërdrejtë i intubacionit. “Nivelet e larta të forcës dhe niveli i oksigjenit, të dyja në përpjekje për të kthyer në gjendje normale nivelin e oksigjenit, mund të dëmtojnë mushkëritë. Do të bëja gjithçka për të shmangur intubimin e pacientëve”, tha Scott.

Ndërsa mjekja Tiffany Osborn, një specialiste në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin e Uashingtonit, tregoi dëmet që mund të shkaktonte në mushkëri. “Ventilatori mund të dëmtojë indet e mushkërive bazuar në presionin që duhet për të ndihmuar oksigjenin të përpunohet nga mushkëritë”, tha Osborn.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME