Categories Lajme

Stuhi dhe ulje temperaturash, sonte dëborë në këto zona të Shqipërisë

Temperaturat në vendin tonë janë ulur ndjeshëm, sipas meterologëve java e ardhshme pritet të nisë dhe mbyllet me reshje shiu. Edhe pse pritet të ketë reshje shiu, nuk do të jenë në atë sasi që të mbushen hidrocentralët.

“Pritet një intensifikim i reshjeve sonte gjatë natës dhe nesër. Do të jenë në zonat perëndimore dhe të pakta. Të martën do të kemi një ndërprerje, të mërkurën reshje të pakta, të mbrëmje do të ketë një intensifikim.
E enjtja dhe e premtja do të sjellin reshje mesatare dhe lokalisht intesive në zonat jugore. Zonat veriore dhe qendrore të kenë reshje shumë më të pakta” tha ajo.

Reshjet e para të borës parashikon Lajda Porja nga shërbimi “Meteoalb” pritet të përfshijnë veriun dhe verilindjen e vendit. “Kryesisht sonte gjatë natës dhe ditën e mërkurë dhe enjte në veri dhe verilindje. Temperaturat do të zbresin” tha ajo.

Vlerat e termometrit do të fillojnë të bien që të hënën ndërsa ditët më të ftohta pritet të jenë në mesin e javës. “Mëngjeset do të jenë të ftohta në zonat malore, kryesisht Peshkopi dhe Korça. Maksimalja në rang territori në ultësirën perëndimore, do të jetë jo më shumë se 20-21 gradë” tha jo.

Meteorologia Porja parashikojnë stuhi të forta ere mbrëmjen e të dielës dhe të hënën. Era pritet të arrijë kulimin të enjten dhe të premten në jug të vendit ku parashikohet që forca e saj të kalojë 70 km/h.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkrumbohet plotësisht një bar-kafe në Karbunarë të Vogël, dyshohet se shkaku ishte një shkëndijë elektrike

Një bar-kafe është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit në Karbunarë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthimi me tritoli në Lezhë, pronarja dhe djali i saj i mitur ndodheshin në banesë

TRITOL NË VERANDËN E BANESËS NË LEZHË, BRENDA ISHIN NËNA DHE DJALI I MITUR –…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 25 Nëntor 2026

Dashi Përmbahuni nga agresiviteti i tepruar dhe këmbëngulja. Falë këtyre teknikave të reja ju do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Ekuadori në Europë, si po zgjerojnë rrjetet kriminale shqiptare trafikun e kokainës në Amerikën Latine

Nga Ekuadori në Europë, si po zgjerojnë rrjetet kriminale shqiptare trafikun e kokainës në Amerikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi i Arlinda Zekajt, arrestohen edhe 4 persona – mes tyre ish-vjehrra dhe ish-kunati

Katër persona të tjerë janë arrestuar në lidhje me vrasjen e 49-vjeçares Arlinda Zekaj në…

LEXO ME SHUME