Categories Sport

Suarezi akuzohet se kopjoi në provimin për nënshtetësi italiane

Agjencia italiane për sundim të ligjit, Guardia di Finanza, e na nisur një hetim ndaj Luis Suarezit, i cili akuzohet se kopjoi në provimin për ta marrë nënshtetësinë italiane, i cili i nevojitej për t’iu bashkuar Juventusit nga Barcelona.

Autoritetet italiane kanë zbuluar se Suarezi i kishte ditur të gjitha pyetjet që do t’i binin në test dhe e kishte kryer provimin për 30 minuta, edhe pse kohëzgjatja e tij është 2 orë. Sulmuesi uruguaian ishte buzë kalimit në Juventus dhe u fut në provimin e gjuhës italiane në Perugjia për ta nisur procesin e marrjes së pasaportës italiane.

Gazetar italiane LA Repubblica zbulon se janë gjetur parregullsi nga Guardia di Finanza dhe se Zyra e Prokurorit të Perugjias në provimin të cilit iu nënshtrua javën e kaluar 33-vjeçari. E përditshmja italiane zbulon se sulmuesi i Barcelonës dhe i Uruguait i kishte siguruar paraprakisht përgjigjet në pyetjet që do t’i binin në provim.

Juventusi e kishte mbushur numrin e lejuar të lojtarëve joevropianë në skuadër, prandaj Suarezi nuk kishte të drejtë t’i bashkohej atij pa pasur pasaportë italiane. Kampioni italian kishte arritur marrëveshje personale me Suarezin, por ajo dështoi për shkak të vonesave me të cilat përballej ai në marrjen e pasaportës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME