Categories Showbiz

Sulejmani i Madhërishëm/ Symbyli gjen Nigarin duke puthur Ibrahimin

Në javën e ardhshme të serialit ‘Sulejmani i Madhërishëm’ ngjarjet do ecin me një rrjedhë të shpejtë, që do kthejnë faqe të reja të historisë që ato njerëz do shkruajnë.
Fillimisht, Ibrahimi sémuret réndë. Ai humbet ndjénjat dhe asgjë nuk do i bëjë punë që ta shérojë atë sado pak. Mjeku që thërret Sulltani, i thotë këtij të fundit se tashmë është shumë vonë për ta marrë në dorë çështjen e tij. Pas shumë lòtësh vajtim, një lajm do vijë nga mjeku. Tentativa e fundit është që ta dërgojnë në një vend të largët, me ujë të përvëluar kurativ.

Për t’i shërbyer sa më mirë, ato dërgojnë Symbylin, mjekun dhe Nigarin. Kjo e fundit i rri gjithë kohës mbi krye Pashasë.  Teksa mban trupin e tij në ujë, ajo lòton, duke iu lutur Zotit për shërimin e tij pasi nuk e mendon jetën pa të. Në një moment dobësie, ajo ul kokën pranë tij dhe e puth në buzë. Këtë skenë do e shohë Symbyli, i cili informon Dajen mbi këtë. Jo vetëm Hatixheja por edhe Sulejmani është tej mase i mërzitur. Ai kujton gjithë fëmijërin e tij, që i përket Ibrahimit. Një mrekulli do ndodhë dhe Ibrahimit i bën dobi uji kurativ.

Ai zgjohet, dhe kthehet në pallat pa lajmëruar askënd, duke bërë Hatixhenë më të lumturën në botë.  Nga ana tjetër ndodhet Hyrremi. Ajo tashmë ka marrë në dorë një pushtet tejet të madh, të cilit të tjerët i frìkësohen. Hyrrem endet e lirë nëpër saraje, me kurorën që ka bërë për vete, gjë që shqetëson tepër nënën Sulltaneshë. Kjo e fundit, duke mos parë zgjidhje tjetër, i ngre kùrth Hyrremit.

Ajo fsheh të birin, Sulejmanin në dhomë, për t’i vërtetuar atij çështjen e piktor Leos. Sado që Daje mundohet t’i bëjë me shenjë Hyrremit që të mos bjerë pre, Hyrrem nuk e kupton. Për fat, ajo shikon pasqyrimin e Sulltanit në njërën nga orenditë e dhomës, dhe mohon çdo lloj bisede që nëna Sulltaneshë thotë. Ajo madje i kërkon me përulje të mos bëjë shpìfje që do e mërzìsnin Sulejmanin.

Kështu, Sulejmani bindet edhe njëherë në dashurinë dhe besnikërinë e Hyrremit, duke paralajmëruar të ëmën të ketë shumë kujdes me fjalët që thotë dhe t’i vërë fre urréjtjes.  Sakaq, mes lòtësh, Nigari përfundon traditat e martesës dhe shkon tek Nasuh Efendiu që natën e parë. Teksa pret e mérzitur ardhjen e tij në dhomë por me mendje tek Ibrahimi, Nasuh përsërit 3 herë fjalën ‘unë të ndaj ty’ dhe kështu prish kurorën martesore të rregullave fetare.

Ajo nuk e kupton aspak se çfarë po ndodh derisa ai largohet nga dhoma, në të cilën hyn Ibrahimi. Ky i fundit, e ka vënë me shpatulla pas murit Nasuhun duke i thënë se për hir të jetës që ia fali kur u zbulua çështja Viktorias, tashmë ai duhet t’i kthejë nderin. Ibrahim i thotë se Nigari është femra tij, dhe vetëm atij vetë i përket. Ibrahim ndodhet pranë krahëve të Nigarit, duke harruar të shkojë në shtëpi pranë Hatixhesë, e cila bën lindjen pa praninë e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

VIDEO\ Elton Ilirjani akomodon Parashqevi Simakun në një hotel në Manhatan: Kjo do të jetë dhoma e divës sonë

Pas videos që bëri xhiron e rrjetit ku shfaqej ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Xhensila rrëfehet mes lotësh: Pashë nënën të therej nga babai im se kërkoi divorcin kur une isha 6 vjeçe !

Xhensila Myrtezaj ka folur për herë të parë për divorcin e saj nga Bes Kallaku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani në pritje të fëmijës së tyre të tretë?

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, një nga çiftet më të njohura dhe të dashura të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Katy Perry: U shfaq në finalen e American Idol me një fustan që kishte mbi të fytyrat e 168 konkurrenteve

Katy Perry u shfaq në finalen e “American Idol” me një fustan që i bën…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Zgjidhen 5 finalistët e BBV3. Ata përfitojnë secili 10 mijë euro

Brother Albania VIP 3 do të ketë 5 finalistë ndërkohë që nga fundi i prime…

LEXO ME SHUME