Categories Lajme

Sulm me dron në Irak! Goditen bazat amerikane

Dy baza amerikane u goditën me dron në Irakun perëndimor, duke lënë disa ushtarë të plagosur.

Mediet e huaja raportojnë se disa anëtarë të forcave të koalicionit kanë mbetur të plagosur lehtë, ndërsa tensionet rajonale u ndezën pas bombardimeve vdekjeprurëse të një spitali në Gaza.

Sulmi vjen në një kohë kur ushtria izraelite njofton se ka vrarë dy përfaqësues të rëndësishëm të Hamasit, kreun e Byrosë Politike Abdel Aziz al-Rantisi dhe kreun e sigurisë kombëtare Jehad Mheisen.

“Dy drone goditën bazën ajrore al Asad në Irakun perëndimor të përdorur nga forcat amerikane, ndërsa një dron goditi një bazë në Irakun verior”, tha një zyrtar amerikan për Associated Press.

Forcat amerikane arritën të godisnin të tre dronët, duke shkatërruar vetëm dy dhe dëmtuar të tretën, gjë që rezultoi në lëndime të lehta midis ushtarëve të forcave të koalicionit në bazën perëndimore, tha Komanda Qendrore e SHBA të mërkurën.

Vlen të theksohet se, më herët organizata terroriste e Hamasit pranoi se është duke mbajtur 203 izraelit si pengje, ndërsa numri i viktimave të konfliktit po shkon 3785; dhe 12,493 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Mes bilancit tragjik, numërohen 1,524 fëmijë të vdekur, 1,000 gra dhe 120 të moshuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME