Categories Lajme

Ekskluzive/ Ankth dhe lutje për familjen në Gaza! Rrëfimi nga Tirana i shqiptaro-palestinezit

Shqiptaro-palestinezi Ahmed Jaber nuk e ndan nga dora telefonin.

Çdo mesazh apo zile që i vjen, e pret me ankth. Është ankthi një djali që vjen pasi, babai i të cilit, Abdullai, nëna shqiptare Albiba me dy vëllezërit Ibrahimin dhe Jakop ndodhen të bllokuar në Gaza.

Në një intervistë për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu,  21-vjeçari i lindur në Tiranë por që pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në Gaza,  ku ka studiuar gazetari, me një shqipe të ngadaltë,  rrëfen përballjen me vetminë në një lagje të kryeqytetit shqiptarë e të menduarit konstant, nëse familja do t’ia dalë të shpëtojnë gjallë nga vorbulla e luftës.

MUHAMED VELIU: Ahmed si kanë qenë për ty këto ditë pa babanë pa nënën, pa dy vëllezërit e mbetur të bllokuar në Gaza?

AHMED JABER: Normalisht shumë të vështira. Sapo më vjen një mesazh apo një telefonatë me shumë frikë e hap se mos dëgjoj ndonjë lajm të keq largqoftë. Shpresoj që Zoti t’i mbrojë jo vetëm familjen time por edhe të gjithë popullin e Gazës.

MUHAMED VELIU: Kur ka qenë biseda juaj e fundit me prindërit?

AHMED JABER; Dje fola pak me babin. Vetëm shumë pak nga që nuk kanë shumë internet. Vetëm me të shkruajtur dhe vonojnë deri sa i mbërrijnë mesazhet. Si jeni? A jeni mirë? Kaq. Nuk kanë lëvizur. Janë në një vend Maskal Jabalia. Zakonisht kur ndodh luftë nuk goditen këto vende pasi janë të Kombeve të Bashkuara ku shkojnë të rriJnë refugjatë. Aty ka spitale dhe shkolla. Zakonisht atje shkojnë. Kjo luftë është ndryshe. Edhe këto vende përfshi të gjithë Gazën nuk gjen një vend të jetë i sigurt. Të gjitha janë goditur nga Izraeli. Nuk e di. Shumë gjë e çuditshme po ndodh. Zemra nuk po na i duron. Vetëm po them. Zoti i ruajtë.

MUHAMED VELIU: Kur ti shkon në shtëpi dhe e gjen bosh pa vëllezërit e tu më të vegjël pa prindërit. Çfarë ndjesie ke?

AHMED JABER: Familjen e kam në rrezik. Kjo është ajo që më tremb. Më streson. Nuk është se vetëm unë si djalë jam vetëm dhe larg prindërve. Ka shumë djem të tillë. Normalisht shtëpia bosh nuk ke dëshirë të bësh asgjë.

MUHAMED VELIU: Kur unë kam folur me babanë tuaj dy ditë më parë dhe e kam intervistuar, më tha se nuk mund të largohej nga Gaza pasi nuk mund t’i linte aty nënën dhe motrën e tij…

AHMED JABER: Edhe unë nëse do të isha në vendin e babait tim nuk do të lija mamanë time edhe motrën time në rrezik e unë të shpëtoja. Motra ime, nëna ime siç jam unë tani që kam shpëtuar por e kam nënën në rrezik zemrën e kam të djegur flakë. Të njëjtën gjë ka edhe babai im. Nuk mund të lërë familjen atje në rrezik dhe ai vetë të shpëtojë.Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vrau me çekiç gruan e tij në Greqi, përballja dramatike e shqiptarit me nënën e Albës: Më kthe vajzën time…

Është mbajtur sot seanca e radhës e gjyqit për 39-vjeçarin shqiptar, Kastriot Cenko, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga student ekselent i Mjekësisë te hapja e varrit në Lushnje, historia tronditëse e 36 vjeçarit

Një ngjarje tronditëse u raportua këtë të martë, 21 prill, nga Lushnja, ku një 36…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet baza e drogës në Shkodër, në pranga dy të rinj, në kërkim bashkëpunëtori!

Dy të rinj janë arrestuar në Shkodër, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pas zbulimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen detaje të reja/ Vrasja e Goxhajt në Memaliaj, dyshohet për atentat të mirëorganizuar. Pistat

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e së martës në Memailaj, ku i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën prej arrestit kardiak i dënuari 69-vjeçar në burgun e Fierit

Një 69-vjeçar, i cili vuante dënimin në burgun e Fierit, ka humbur jetën në mënyrë…

LEXO ME SHUME