Conor McGregor ka pranuar dënimin e tij pasi kishte sulmuar fizikisht një të moshuar. Ish kampioni i UFC, McGregor, ka pranuar dënimin gjatë ditës së sotme, për sulm ndaj një të moshuari, në një lokal nate në Dublin. Luftëtari i UFC është shpallur fajtor për akuzat e ngritura ndaj tij, dhe sot ka mësuar shumën që duhet të paguajë si dënim, transmeton lajmi.net. McGregor do të paguajë rreth 5 mijë dollarë, pas vendimit të gjykatës.
Ngjarja për të cilën ylli irlandez dënohet ka ndodhur gjatë prillit të këtij viti. Asokohe, irlandezi godiste viktimën, duke promovuar brendin e tij të whiskey. Pamjet e sulmit të McGregor ndaj të moshuarit u bën publike vetëm në muajin gusht. Sot McGregor ka mësuar dënimin.
