Categories Sport

Sulmuesi shqiptar transferohet në “Premier League” angleze

Andi Zeqiri është vetëm një hap larg firmës me klubin e Premier Leagues, Brighton. Burime për Supersport konfirmojnë se futbollisti 21-vjeçar ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe firma mbi kontratë e zyrtarizimi është vetëm çështje orësh.

Me prindër nga Ferizaj, Andi Zeqiri ka lindur në Lozanë të Zvicrës, ku edhe është rritur si futbollist e ka debutuar në skuadrën e parë thuajse 5 vite më parë. Sezonin e fundit 21-vjeçari ishte protagonist te skuadra e Lozanës, pasi shënoi 22 gola në 37 ndeshje dhe ndihmoi ekipin në rikthehet në Superligën e Zvicrës.

Prej kohësh ishte folur për interesimin e skuadrave të ndryshme për sulmuesin e talentuar, por duket se Brighton lëvizi më shpejt dhe arriti të bëjë të vetin qendërsulmuesin.

Andi Zeqiri ka luajtur me të gjithë ekipet e moshave të Përfaqësueses zvicerane, që nga U15 dhe deri te U21, teksa me këtë të fundit ka shënuar 9 gola në po kaq ndeshje të zhvilluara.

Gjithsesi në verë sulmuesi vendosi të përfaqësojë Kosovën dhe drejtuesit e FFK-së po i përgatisin dokumentacionin për ta pasur në dispozicion për ndeshjet e muajit tetor, ku “Dardanët” do të provojnë të sigurojnë një vend në Kampionatin Europian.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME