Categories Kuzhina

Supë krem me pulë

Supa krem me pule eshte nje pjate e pare shume e lehte ne pregatitje e cila i permban te gjitha vlerat ushqimore. Mund tja servirim fare mire edhe femijeve duke zevendesuar panen e kuzhines me qumesht (per ta bere me te lehte) ose mund edhe ta reduktojme te gjithen ne krem nese ja servirim femijeve nen moshen 1 vjeç.

Perberesit

2 gjokse pule (500-600gr)

2 patate mesatare

2 dege selino

4 karrota

50ml pana per kuzhine (ose 1 gote qumesht per ta bere me te lehte)

rreth 2 liter uje

gjalp

kripe

pak arre moskate

pak majdanoze ose hudher gjarpri

kubik buke te skuqura ne pak vaj ulliri per shoqerim

Lajme dhe qerojme patatet, deget e selinose dhe karrotat, i presim ne kubik (forma nuk ka shume rendesi, pasi me pas do ti kalojme ne mikser) dhe i kaverdisim per 2-3 minuta ne zjarr mesatar me gjalp. Shtojme gjokset e pules te plota, rreth 2 liter uje, pak kripe dhe i ziejme te gjitha per 30-40 minuta duke i perziere here pas here.

Heqim gjokset e pules duke i vendosur ne nje pjate ne menyre qe te ftohen pak dhe perimet e supes i kalojme ne mikser bashke me 2-3 luge leng derisa te perftojme nje mase kremoze. E hedhim kete mase serisht tek lengu i supes duke e perziere mire qe te mos mbesin kokerriza. Ne kete moment, shtojme edhe panen per kuzhine ose 1 gote qumesht.
Gjokset e pules i ndajme fije fije me dore dhe ja shtojme supes. E vendosim serisht supen ne zjarr per 4-5 minuta duke e rregulluar me pak kripe nese eshte e nevojshme dhe erezat e tjera. Se fundi, e sherbejme te shoqeruar me disa kubik buke te skuqura ne pak vaj ulliri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME