Categories Teknologji

Supermakinat e djalit të Presidentit shiten në ankand

Një koleksion me supermakina janë shitur në një ankand në Zvicër. Automjetet e shtrenjta i përkisnin djalit të Presidentit të Guinesë Ekuatoriale. Automjetet u sekuestruan si pjesë e një hetimi ndaj Teodorin Nguema Obiang, djali i Teodoro Obiang Nguema, i cili qeveris Guinenë prej 40 vitesh. Njëzetë e pesë makina u shitën për 27 milionë Dollarë. Në mesin e tyre janë Lamborghini, Ferrari, Bentleys, Aston Martin dhe Rolls Royce. Një nga makinat më të rralla, Lamborghini Veneno Roadster, u shit për 8.3 milionë Dollarë. Blerësi dëshironte të mbetej anonim.

Sipas një marrëveshje me prokurorët, 23 milionë Dollarë të përfituara nga shitja e supermakinave do të përdoren për investime dhe projekte sociale në Guinenë Ekuatoriale, një ish-koloni e Spanjës dhe ku vitet e fundit varfëria është rritur ndjeshëm. Ankandi tërhoqi vëmendjen e shumë koleksionistëve në mbarë botën. Shumica e tyre u shitën në Europë, por pati blerës edhe në Dubai.

Teodorin Nguema Obiang, i cili është edhe zv/President i Guinesë Ekuatoriale, po hetohet nga prokurorët zviceranë për pastrim parash dhe keqpërdorim të fondeve publike. Megjithatë, hetimet ndaj tij u mbyllën pasi palët ranë dakord për shitjen e koleksionit të automjeteve dhe paratë do të investohen në Guine. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME