Categories Showbiz

Surprizë! Ish-banori i BBV që fitoi dashurinë e shqiptarëve martohet këtë fundjavë, dasma do bëhet në Durrës

Edhe pse ka një vajzë të rritur, Ilir Shaqiri do të martohet këtë fundjavë. Ai dhe partnerja e tij do i drejtohen altarit këtë të shtunë. Vip Magazine thote se fituesi i i edicionit të parë të Big Brother Vip ka zgjedhur një ceremoni në një restorant pranë bregdetit në Durrës.

Ndërkohë mësohet se pjesë e gëzimit të tyre do të jenë më shumë se 100 të ftuar. Pak muaj më parë Iliri deklaroi se nuk kishte zhvilluar dasmë, por vetëm një ceremoni martesore në bashki në Itali dhe një darkë private me 14 persona.

Duket se balerini i njohur ka zgjedhur ta çojë deri në fund adetin për të pasur një kujtim të bukur me aktoren italiane Emanuela, me të cilën ka edhe një vajzë, Emily.

Mësohet se të ftuar në dasmë do të ketë edhe ish-banorë të BBV, ku nuk kishte si të mungonte ftesa për Arjola Demirin, po ashtu do jetë edhe Arbër Sulstarova, për të tjerët ende nuk dihet gjë.

Në dasmën e Ilirit nuk do mungojnë personalitete të njohura në Shqipëri, miq dhe të afërm të balerinit, që i ka surprizuar jo pak me këtë dasmë të papritur pas kaq kohësh.

Pas mbarimit të BBV, Ilir Shaqiri po e kalon kohën mes Italisë dhe Shqipërisë, ku së fundmi në vendin tonë ka nisur disa projekte shumë interesante në lidhje me baletin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME