Categories Lajme

Takime në zonën e lumit të Vlorës/ Deputeti Vullnet Sinaj: Mandati i tretë do të garantojë të ardhmen e përbashkët

Vlorë- Kandidat për deputet në qarkun e Vlorës deputeti Vullnet Sinaj vijon takimet në fshatrat e zonës së lumit të Vlorës. Ditën e djeshme ka zhvilluar takimet me banorët e Kotës.

I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Selenicës, Pëllumb Binaj, kryetari i Partisë Socialiste të Selenicës, Nertil Bellaj dhe drejtuesin politik të PS, Damian Gjiknuri së bashku me banorët e zonës, deputeti Sinaj ndau mendimet mbi sukseset e deritanishme në këtë zonë, duke folur edhe për sukseset që do të realizohen në të ardhmen.

Në faqen zyrtare të Facebook, Sinaj publikon foto nga takimet ku shprehet se mandati i tretë do të vijojë të mbështesë më tej projektet që do të garantojnë të ardhmen e përbashkët të zonës.

“Sot në takimin e hapur dhe të ngrohtë në Kotë, në prani të drejtuesit politik të PS për qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri, kryetarit të bashkisë së Selenicës, Pëllumb Binaj dhe kryetarit të PS-së së Selenicës, Nertil Bellaj. Angazhim i plotë i komunitetit për mbështetjen e projekteve që po vazhdojnë në zonën e lumit të Vlorës, në gjithë qarkun, por dhe në mbarë Shqipërinë.

Në fjalën time theksova nevojën për të garantuar të ardhmen e përbashkët, përmes votës për mandatin e tretë për kryeministrin Edi Rama. Shqipëria nuk do të gabojë dhe nuk do të riciklojë ata përfaqësues politikë, që jo vetëm i kanë futur shkopinj nën rrota reformës në drejtësi, por kanë mbajtur peng zhvillimin e vendit.”– shprehet deputeti Sinaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME