Categories Lajme

Takimi me Ramën/ Mediat greke zbardhin kërkesat e Mitsotakis: Sigurimi i të drejtave pronësore të minoritarëve

Takimi që kryeministri Edi Rama pati e homologun e tij Kiriakos Mitzotaqis në New York është pasqyruar sot në mediat greke. Mësohet se këto të fundit kanë zbardhur detaje nga takimi i dy liderëve, ndërsa thuhet se kryeministrat diskutuan marrëdhëniet bilaterale të Shqipërisë dhe pranimin e saj në BE, vendim që pritet të jepet në tetor nga KE. Mes të tjerash mediat greke shkruajnë se Rama dhe homologu i tij folën edhe për hapat që do ndiqen për përmbushjen e kushteve të përcaktuara nga BE, përfshirë ato që lidhen me të drejtat e pakicës kombëtare Greke.

Në veçanti, kryeministri Mitsotakis theksoi çështjen e vetëvendosjes dhe të drejtat pronësore të pakicës etnike Greke në Shqipëri. Në këtë kontekst, Rama shprehu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me Greqinë për çështje me interes të veçantë për vendin tonë. Mitsotakis pohoi se ishte në favor të perspektivave të pranimit të Ballkanit Perëndimor, me kusht që të përmbusheshin të gjitha kushtet e përcaktuara nga Bashkimi Evropian.

Mediat Greke

Mitsotakis dhe Rama ranë dakord të kalojnë në një diskutim më të gjerë të marrëdhënieve bilaterale, në margjinat e Samitit Euro-Arabik në Athinë më 29-30 Tetor 2019. Në fillim të takimit, homologu grek e pyeti se cila është situata në Shqipëri pas tërmetit. Rama u përgjigj se ishte e vështirë por fatmirësisht nuk kishte viktima.(BalkanWeb)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME