Categories Politike

Taksa për brendet e huaja të prodhuara në Serbi, ndërkombëtarët- Kosovës: Hiqni tarifat

Zyra e BE, Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini dhe Shefat e Misioneve të BE-së në Kosovë, kanë lëshuar një deklaratë të re në lidhje me vendimin që mori dje Qeveria e Kosovës, për masat shtesë edhe ndaj brendeve ndërkombëtare me seli në Serbi. Në këtë deklaratë, ata i kërkojnë Qeverisë së Kosovës të rishqyrtojë këtë vendim për taksën.

“Jemi të shqetësuar me vendimin e Kosovës për të zgjeruar tarifat edhe për produktet e brendeve ndërkombëtare, duke përfshirë këtu edhe vendet e BE-së, që prodhohen në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë. Duam ta përsërisim mesazhin e BE-së, se vendosja e tarifave nuk kontribuon në marrëdhënie të mira fqinjësore e gjithashtu bie në kundërshtim me angazhimet e së kaluarës së Kosovës ndaj integrimit rajonal, dhe angazhimeve të nënshkruara nga Kosova brenda MSA-së”, thuhet në deklaratë.

Më tej, thuhet se i bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovës të rishqyrtojë këtë vendim dhe të revokojë tarifat. “Ky do të ishte vendimi i duhur që duhet ndërmarrë për avancimin e Kosovës dhe popullit të vet, për aspirata evropiane për të tashmen e të ardhmen. Ne kujtojmë edhe njëherë mesazhin e BE-së për bashkëpunim rajonal dhe u kërkojmë të gjitha palëve të përmbahen nga veprimet që minojnë këtë mesazh”, thuhet në fund të deklaratës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME