Categories Lajme

‘Tap’ në timon dhe pa patentë, 26 të arrestuar në Tiranë/ Detajet

26 persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Blutë bëjnë me dije se shtetasit e arrestuar akuzohen për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Ndërkohë 8750 gjoba janë vendosur për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor, pas disa kontrolleve intensive të kryera në rrugët e kryeqytetit.

“Gjatë javës që lamë pas janë vendosur 8750 masa administrative.

-Janë vendosur 120 masa administrative, për xhama të errësuar.

-Janë vendosur 278 masa administrative, për shpejtësi mbi normat e lejuara.

-Janë ndëshkuar me masë administrative 702 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

-Janë vendosur 596 masa administrative, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

-222 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha.

-2191 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

-Janë vendosur 210 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.

-Janë vendosur 252 masa administrative, për parakalime të gabuara.

-Janë bllokuar 19 automjete”,- njofton Policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME