Categories Lajme

Tatimet bëjnë njoftimin e rëndësishëm/ Sot afati i fundit për deklarimin e TVSH-së

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, njofton tatimpaguesit me qarkullim 2-5 milionë lekë, se data 14 janar është afati i fundit për të plotësuar dhe dorëzuar deklaratën e thjeshtuar të TVSH-së, për periudhat tetor, nëntor dhjetor 2018.

Deklarata mujore e thjeshtuar e TVSH-së, dorëzohet elektronikisht nëpërmjet sistemit e-Filing.

Administrata Tatimore është e gatshme t’ju asistojë gjatë këtij procesi. Për këtë qëllim, ju fton të vizitoni “Këndin e Asistencës” të dedikuar për biznesin e vogël, pranë të gjitha Drejtorive Rajonale Tatimore ( 13 kënde efektive). Pranë këtyre këndeve ju mund të merrni të gjithë asistencën e nevojshme, në mënyrë që të përmbushni me korrektësi detyrimet ligjore.

Gjithashtu për çdo paqartësi, ju mund të telefononi pranë Qendrës së Thirrjeve në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02, ku një operator do t’ju ofrojë asistencë në kohë reale: nga e hëna në të enjte ora 08:30-18:00 dhe të premten ora 08:30-16:00. Ju mund të përdorni edhe shërbimin Live Chat në adresën: www.tatime.gov.al

Për t’u njohur me mënyrën e plotësimit dhe deklarimit elektronik të deklaratës së thjeshtuar të TVSH-së, klikoni linkun: https://bit.ly/2LckDFJ/ Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala Vdekja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafikim armësh në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari nga Kruja, sekuestrohen pistoletë dhe armë gjahu

Trafikim armësh në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari nga Kruja, sekuestrohen pistoletë dhe armë gjahu Policia e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat me tritol në Gjirokastër, vritet 45-vjeçari dhe plagoset 26-vjeçari

Një atentat me tritol në qendër të Gjirokastrës i mori jetën 45-vjeçarit Beqir Devolli, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Kontrabandonin dhe modifikonin makineta të lojërave të fatit, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor “Interceptimi”, pas një hetimi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Tentuan të korruptonin policët për të shmangur gjobat, procedohen 3 persona

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës dhe Kavajë, pasi dyshohet se tentuan të…

LEXO ME SHUME