Categories Lajme

Të arr.estohet mjeku. Shpallet në kërkim gjinekologu, iku në SHBA

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar arrestimin e mjekut gjinekolog, Ardian Kadaifçiu, lidhur me vdekjen e 25- vjeçares Rexhina Debrova pak pas lindjes së vajzës së saj. Caktimi i masës “Arrest me burg” është kërkuar 8 muaj pas ngjarjes së rëndë, ndërsa akuza që rëndon ndaj mjekut është “Neglizhencë në trajtim mjekësor”. Ndërkohë, mjeku Kadaifçiu është larguar në SHBA bashkë me familjen e tij. Ardian Kadaifçiu ishte mjeku gjinekolog, i cili asistoi në lindjen e Rexhina Debrovës, në muajin prill të këtij viti.

Prokurori i çështjes i ka kërkuar Gjykatës së Elbasanit caktimin e masës së “Arrestit në burg” në mungesë, pasi gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar që mjeku ka bërë neglizhencë gjatë trajtimit mjekësor ndaj 25-vjeçares. Sakaq, mësohet se mjeku u largua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pak kohë pas ngjarjes së rëndë. Për këtë, Policia e Elbasanit e ka shpallur në kërkim mjekun Kadaifçiu. Ngjarja e ndodhur në muajin prill të këtij viti tronditi qytetarët e Elbasanit, por jo vetëm.

Dhimbja e familjarëve të Rexhina Debrovës u përçua në gjithë vendin, ndërsa hodhën akuza të rënda ndaj mjekëve që ndoqën rastin e Rexhinës, ditën kur kishte mbërritur me urgjencë në spital. Nëna 25-vjeçare, pak momente pas lindjes ishte ankuar se diçka nuk po shkonte me shëndetin e saj. Kjo ankesë, nga hetimet e organit të akuzës duket se është neglizhuar nga stafi në sallën e lindjes, duke e cilësuar si normale, por pak minuta më pas ajo ndërroi jetë.

Familjarët e Rexhinës hodhën akuza të rënda ndaj mjekëve të spitalit, duke i bërë ata përgjegjësit kryesorë për neglizhencën e treguar ndaj nënës së re, që sipas tyre shkaktuan vdekjen e Rexhinës. Vetëm pak ditë pas ngjarjes, mjeku ligjor nxori autopsinë, ku u konfirmua se shkaku i vdekjes së saj ishte koagulimi, mpiksja e gjakut ose e thënë ndryshe, bllokimi i njërës nga venat që çojnë gjakun në mushkëri.

Mjekët e shpjeguan këtë rast si normal, pasi ndodhin raste të tilla pas lindjes. Familjarët e së resë nuk e pranuan këtë fakt, duke bërë më pas denoncimin e rastit në Prokurori. Ata kërkuan zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e mjekut që ndiqte rastin e Rexhinës. Bashkëshorti i së ndjerës mësohet se herë pas here interesohej për hetimet që kryente organi i Akuzës, duke çuar më tej thellimin e hetimeve në dosje.

KERKESA Të afërmit e vajzës kanë deklaruar që nga momenti i ngjarjes se shteti duhet të funksionojë deri në fund dhe autorët që çuan në vdekjen e Rexhinës, e cila la pas një vajzë të porsalindur, duhet të shkojnë në qeli. Tashmë Policia e ka shpallur në kërkim mjekun gjinekolog, ndërsa ende nuk dihet nëse ky i fundit do t’i vetëdorëzohet drejtësisë shqiptare apo do të arrestohet në SHBA, aty edhe ku ndodhet aktualisht

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E braktisur nga qeveria/ Rrënohet ndërtesa ku u burgosën martirët e fesë në Durrës

Godina e burgut të vjetër në Durrës po rrënohet dita-ditës, ndërsa banorët po e harrojnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E PLOTË/ Nga “non grata” e ambasadorit deri tek sulmet ndaj Bashës e Ramës, çfarë ndodhi në Konventën e PL

Partia e Lirisë zhvillon sot në Pallatin e Kongreseve Konventën Kombëtare, e thirrur nga Ilir…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Super kyçi qeveritar 400 mijë euro, ora me GPS, në selinë e qeverisë

Nga Basir Çollaku Kyçi qeveritar, ministror apo politikanit shqiptar 400 mijë euro, i paidentifikuar, njëlloj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Në kërkim për vrasje, arrestohet 40 vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 40-vjeçar, të shpallur në kërkim për tentativë vrasje. Burime…

LEXO ME SHUME